Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic ka kritikuar ashpër Perëndimin për furnizimin me tanke të Ukrainës.
Milanoviç thotë se është çmenduri të besohet se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.
“Unë jam kundër dërgimit të armëve vdekjeprurëse. Zgjatja e luftës.Cili është qëllimi? Shpërbëni Rusinë, ndryshoni qeverinë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Është një çmenduri! Cili është qëllimi i kësaj lufte? Një luftë kundër një fuqie bërthamore që ka një luftë në një vend tjetër? A ka një mënyrë konvencionale për të mposhtur një vend të tillë? Kush e paguan çmimin? Evropa. Amerika paguan më pak”-tha Milanoviç./Opinion.al