Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dërgimi i satelitit rus pranë orbitës së Tokës, analistët për VOA: Shqetësime te ligjvënësit amerikanë për një konflikt në hapësirë

2024/05/24 at 8:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dërgimi i satelitit rus pranë orbitës së Tokës, analistët për VOA: Shqetësime te ligjvënësit amerikanë për një konflikt në hapësirë

Njoftimi i Shteteve të Bashkuara këtë javë se Rusia ka dërguar në hapësirë një satelit që do të lëvizë pranë orbitës së tokës, i aftë për të inspektuar dhe shkatërruar satelitë të tjerë, është kundërshtuar nga Kremlini dhe ka shkaktuar shqetësime tek ligjvënësit amerikanë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton për gjasat e një konflikti në hapësirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Tensione të reja në konfliktin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në hapësirë…

“Rusia dërgoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës, për të cilin vlerësojmë që ka mundësi të jetë një armë e aftë të sulmojë satelitë të tjetër në këtë pjesë të orbitës. Rusia e ka dërguar këtë armë të re në të njëjtën orbitë ku gjenden satelitë të qeverisë amerikane”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Një analist për diplomacinë në hapësirë i tha Zërit të Amerikës se ky është shembulli i fundit i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirë.

“Mund të bëhet fjalë për një armë kundër satelitore, por kjo kategori satelitësh që i përket ky i fundit, njihet si satelit vëzhgues. Ai u afrohet orbitave të satelitëve të tjerë për t’i vëzhguar apo studiuar”, thotë analisti Benjamin Schmitt nga Universiteti i Pensilvanisë.

Kremlini e quajti njoftimin e Shteteve të Bashkuara një “lajm të rremë” dhe tha se do të angazhohej për bashkëpunim ndërkombëtar në hapësirë.

“Rusia do të parandalojë përpjekjet për ta shndërruar hapësirën në një sferë të re të konfrontimi të armatosur. Do të vazhdojmë të nxisim gjurmimin paqësor të hapësirës prej të cilit do të përfitojë i gjithë njerëzimi dhe në bazë të barazisë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në fillim të javës, Rusia dorëzoi një projekt-rezolutë në Kombe të Bashkuara që synonte të parandalonte një garë të armëve në hapësirë.

“Rezoluta synon të ri-konfirmojë detyrimet shtetërore kundër përdorimit të hapësirës për vendosjen e çfarëdo lloj arme, përfshirë armë për shkatërrim në masë”, deklaroi Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Shtetet e Bashkuara e kritikuan rezolutën, e cila nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar.

“E vërteta është se Rusia aktualisht ka disa armë konvencionale kundër-satelitore tashmë në orbitë, njëra prej të cilave u testua në vitin 2019. Për më shumë, Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se satelitët që do të vendosen në shënjestër do të përfshijnë satelitët komercialë,” tha Zëvendës-Ambasador amerikan në OKB, Robert A. Wood.

Ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar se ky zhvillim është pjesë e problemeve më të gjëra që karakterizojnë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë.

“Rusia së fundmi dërgoi në hapësirë një armë kundër satelitore, me kapacitet që të sulmojë satelitët amerikanë. Krimineli i luftës Putin duhet të parandalohet ndërkohë që ne përkrahim aleatët tanë”, tha ligjvënësi republikan, Joe Wilson.

“Kjo është edhe një provë se Rusia po vazhdon me taktika shumë agresive”, reagoi ligjvënësi republikan, Andy Barr.

Në nëntor të vitit 2021, Rusia testoi armët kundër satelitore, duke i lënë mbetjet e tyre në orbitë./VOA

Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Suedia stërvitet për të mbrojtur veten dhe partnerët e NATO-s

Suedia stërvitet për të mbrojtur veten dhe partnerët e NATO-s

Microsoft aplikon risinë e re të AI, ekspertët japin alarmin

Microsoft aplikon risinë e re të AI, ekspertët japin alarmin

Armando Broja mbetet në Londër edhe pas largimit nga Chelsea

Armando Broja mbetet në Londër edhe pas largimit nga Chelsea

TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com