Aktualitet

Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit kompaninë e pastrimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 11/05/20 |
el ida

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka marrë prej pak ditësh kompetencat për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit. Menjëherë pas këtij vendimi, inspektorët e IKMT-së kanë nisur kontrollet në njësi territoriale të bashkive të ndryshme.

Përgjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës është kontraktuar firma “Viola-Green SHPK”, subjekt, i cili mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.

IKMT mori masë administrative, gjobë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.

IKMT njofton se veç masave administrative, Policia e Shtetit do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër që lidhet me krimet mjedisore./Opinion.al

Pas