Manchester United ka arritur të fitojë në derbin me Manchester City duke u renditur në vendin e tretë të klasifikimit në kampionatin britanik, ndërkohë që City qëndron në vendin e dytë me 39 pikë, ku kreun e mban Arsenali me 44 pikë.
Gjatë sfidës së kësaj të shtune, të dyja skuadrat kanë tentuar të gjejnë hapësirat për të zhbllokuar rezultatin, por ishte City që kaloi në avantazh në minutën e 60-të, pas një goli me kokë nga Grealish.
Në minute e 78-të, ishte Fernandes që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1, por katër minuta më pas, Granacho futi në zonë një asist perfekt për Rashford që e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Mancheter United 3 pikët e derbit./Opinion.al