Sport

Derbi kryeqytetas/ Mbyllet pjesa e parë, udhëheq Tirana



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 02/10/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit kryeqytetas që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

45 minutat e para u mbyllën në favor të Tiranës, falë golit të shënuar nga sulmuesi Redon Xhixha në minutën e 45.

Ndërkohë, bardhë e blutë po luajnë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq në minutën e 37 të Bruno Lulaj, pas një ndërhyrjeje që ky i fundit bëri ndaj Skukës.

Ndeshja Partizani-Tirana është e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Të kuqtë janë në krye të renditjes me 12 pikë pas 5 javëve të para, ndërsa bardheblutë në vendin e pestë me 8 pikë./Opinion.al

Pas