Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derbi i kryeqytetit, policia njofton bllokimin e disa rrugëve

2021/10/24 at 1:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagat dhe shpërblimet e futbollistëve nuk do tatohen deri në dhjetor 2022

Policia e Tiranës njofton masa të shtuara në rrugët e kryeqytetit për ndeshjen Tirana -Partizani, që do zhvillohet më datë 25.10.2021, në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”.

“Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-  Partizani, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në  ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij”, bën me dije policia.

Njoftimi

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë:

– Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek  stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali  II” – Stadium; Pallati i Operas – Rruga e Elbasanit,– rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” –  stadiumi.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia si tifoz problematik.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

Ju sugjerojmë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
110 milionë dollarë, shiten 11 vepra të Pablo Picaso në Las Vegas

110 milionë dollarë, shiten 11 vepra të Pablo Picaso në Las Vegas

Çështja Becchetti, PD kërkon komision hetimor: Nesër i drejtohemi Kushtetueses

Çështja Becchetti, PD kërkon komision hetimor: Nesër i drejtohemi Kushtetueses

Salianji: Berisha është në shtëpinë e tij në PD,nuk i ndëshkojmë mendimet ndryshe

Ngjarjet në Fier dhe Nikël, Salianji: Qeveria i përdor këta llumra në zgjedhje

TE FUNDIT

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
14 Dhjetor, 2025

Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
14 Dhjetor, 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
14 Dhjetor, 2025

12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth orës 18:47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com