Politikë

Dera hapet me forcë, Qerim Ismailaj futet në bashkinë e Mallakastrës


               Publikuar në : 17:19 - 13/08/19 |
Opi Nion

Ashtu si në disa bashki të tjera të vendit dhe kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj e ka hapur derën e zyrës me forcë.

Ismailaj u fut në bashkinë e Mallakastrës pas përfundimit të orarit zyrtar të punës. Ai  u shpreh se sëbashku me këshillin e ri bashkiak, Mallakastra të shohë ndryshime të dukshme në fund të 4-vjeçarit.

Është një nder të përfaqësoj Mallakastrën. Unë besoj që së bashku me këshillin bashkiak do të bëjmë të mundur që Mallakastra të ketë pësuar ndryshime të konsiderueshme në fund të katër vjeçarit. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ne do të krijojmë një forum ku të marrin pjesë intelektualë përfaqësues të ndryshëm për shumë projekte zhvillimore për Mallakstrën. Bashkia Mallakaster do ti rikthehet qytetarëve.”/ Opinion.al E.Xh.

Pas