Klotilda Ferhati, deputetja e Partisë Socialiste, është shprehur se qeveria nuk arsye pse mos zhvilloj zgjedhjet.
E ftuar “Abcnews” deputetja socialiste i ka cilësuar kërkesat e opozitës si absurde dhe se djegia e mandateve është veprim i pamatur dhe ekstrem.
Ferhati tha se ditën e zgjedhjeve shqiptarët duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe jo të krijojnë kaos.
“Një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime që ecin përpara me reformat e ndërmarra nuk kanë sesi të bëjë hapa mbrapa dhe të pranojë kërkesa absurde të opozitës. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë padyshim në datën e caktuar. Nuk mund t’i shkojmë mbrapa veprimeve të pamatura dhe ekstreme politike që nuk janë në përputhje me parimet demokratike”, tha deputetja.
“Koha e kaosit është kohë që ka përfunduar. I vetmi model është opozita që ka dalë në rrugë sot që shkel të drejtën qytetare të protestës duke përdorur veprime dhune. Jo vetëm i bëjnë keq vetes, por i bëjnë keq dhe vendit. Nga ana tjetër rrudhet nga ana vet sepse nuk është populli që proteston, por militantët. Po më thoni që këta militantë do krijojnë tensione në proceset demokratike? Nuk mendoj që shqiptarët do bashkohen me opozitën të marrin pjesë në veprime dhune. Qytetarët kanë të drejtën e vet të votojnë më 30 Qershor. Askush tjetër, asnjë minorancë nuk kanë të drejtë që të pengojnë qytetarët në të drejtën e tyre legjitime”, tha Ferhati./ Opinion.al E.Xh.