TIRANE- Deputetja demokrate, Eleni Qiriçi doli para kamerave menjëherë pasi u dha lajmi se në portofolin e saj janë gjetur vezë. “Ja ku e kam portofolin, nuk kam pasur vezë brenda”, tha ajo e revoltuar. “Shkova tek punonjësit e Gardës dhe kërkova pamjet kur unë kam hyrë në parlament, ato pamje duhet ti publikojnë edhe për mediat, sepse kanë dezinformuar”, shtoi ajo, duke shtuar se Garda do mbajë përgjegjësi.