Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetja demokrate: Kryeministri ynë gjezdiste me atlete forumeve, ndërsa Mali i Zi po ndërton sot autostradën

2018/04/24 at 11:47 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputetja demokrate: Kryeministri ynë gjezdiste me atlete forumeve, ndërsa Mali i Zi po ndërton sot autostradën

 Përmes një postimi në FB, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë ndaj konçensioneve dhe PPP-ve, duke ju referuar një studimi të FMN-së, që është publikuar sot.


Në postimin e saj, Tabaku shkruan se Shqipëria është performuesja më e keqe në Ballkan lidhur me konçensionet, ndërsa shton se deri në fund të 2017 janë firmosur rreth 200 partneritete publike dhe private.

Tabaku e mbyll shkrimin e saj me nje karahasim me vendet e rajonit, teksa shkruan se  Mali i Zi po ndërton sot autostradën e tij duke përfituar nga fondet e BE për Ballkanin Perëndimor ndërkohë që kryeministri ynë gjezdiste me atlete forumeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë

Koncesionet në Shqipëri problem jo më kombëtar por europian!
Shqiperia performuesja me e keqe ne Ballkan!

Nuk është habi që qeveria përpiqet të mbulojë vjedhjen e saj përmes PPP-ve që në dukje sjellin investime por në fakt rëndojnë buxhetin e shtetit. I këtij mendimi ka qenë edhe është një nga partnerët kryesorë të qeverisë Rama 1, FMN që për një kohë të gjatë ka folur kundër kësaj praktike të qeverisë.

Dy muaj më parë një studim i FMN i bërë publik sot, raportonte të dhënat mbi marrëdhëniet e qeverive të Ballkanit Perëndimor me kontratat PPP. Studimi fokusohej tek infrastruktura (mungesa e rrugëve, ndërtesave publike etj.) duke evidentuar problemet që kanë vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë dhe situatën aktuale të qeverisjes dhe menaxhimit të financave publike.

Nga ana tjetër angazhimi për të zbatuar PPP-në në interes të qytetarëve duhet të shoqërohet me një planifikim të qartë dhe transparent nga ana e qeverisë, me institucione fiskale të forta ku nuk bëhet evazion fiskal dhe ku kompanitë e naftës nuk zhduken brenda ditës, me kontrata të forta dhe të sigurta që mund të rinegociohen nëse kushtet ndryshojnë, me një kornizë ligjore të fortë dhe mbi të gjitha me një përllogaritje të saktë për atë çfarë brezat e ardhshëm do të paguajnë për PPP-të.

Ndërkohë që i njëjtë është reagimi dhe në Raportin e Progresit të publikuar pak ditë më parë. Deri në fund të 2017 janë firmosur rreth 200 parteritete publike dhe private, kryesisht koncesione. Megjithëse kërkohet nga ligji, nuk ka analizë të kosto përfitimeve dhe nuk ka raporte të rregullta për PPP.

Fatkeqësisht asnjë nga këto pika nuk është marrë parasysh në PPP-të që kalojnë vlerën e 5 mld USD. Shqiptarët sot nuk e dinë koston dhe përfitimin e PPP-së për rrugën e kombit, por janë në dijeni se shqiptarë të pafajshëm mbahen në burg. Askush nuk e di se çfarë përfitimi do të kenë nga PPP-të për inceneratorët që pasurojnë ministrat që janë të gatshëm të shkelin çdo procedurë. Askush nga ne nuk di as për kontratat koncesionare në fushën e mjekësisë, të cilat pasurojnë vetëm një oligark ndërkohë që shqiptarët paguajnë në fund të ditës haraçin për pasurimin e tij.

Prandaj jo rastësisht sipas FMN, Shqipëria sot është vendi i parë ndonëse me një bazë të dobët ligjore dhe fiskale që zbaton PPP-të në raport me rajonin. Jo rastësisht qeveria ka zgjedhur këtë praktikë ndërkombëtare që ka nevojë për institucione të forta dhe një qeveri që nuk mendon për interesin e ngushtë të saj, që ta zbatojë kaq gjerësisht. Pa folur që vendet e rajonit kanë një nivel taksash më të ulëta krahasuar me ne dhe se infrastruktura e tyre është përmisuar ndjeshëm edhe si pasojë e lobimit të qeverive të tyre në fonde specifike të BE-së. Mali i Zi po ndërton sot autostradën e tij duke përfituar nga fondet e BE për Ballkanin Perëndimor ndërkohë që kryeministri ynë gjezdiste me atlete forumeve ndërkombëtare.

 

Etiketa: jorida tabakukoncensionPPP


Ju sugjerojmë

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Para
Habit Oriola Marashi: Dua të bëj një fëmijë

Habit Oriola Marashi: Dua të bëj një fëmijë

Lajm i keq për duhanpirësit shqiptar, ja sa do të rritet çmimi i paketave

Lajm i keq për duhanpirësit shqiptar, ja sa do të rritet çmimi i paketave

Roza Lati vesh fustanin e bardhë por mesa duket për herë të parë dhe të fundit

Roza Lati vesh fustanin e bardhë por mesa duket për herë të parë dhe të fundit
















TE FUNDIT

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026

Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026
20 Tetor, 2025

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian(BE) të ndalojë ndërrimin e orës dy herë në vit duke filluar nga viti 2026,...

Lexo më shumë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë

BE-ja miraton ndalimin e gazit rus, Hungaria dhe Sllovakia refuzojnë
20 Tetor, 2025

Evropa po do të ndalojë gazin rus. Ministrat e energjisë të BE-së i kanë dhënë dritën jeshile me shumicë votash propozimit...

Lexo më shumë

Osmani: Ka ende kohë për krijimin e Qeverisë së re, Lista Serbe po pengon procesin

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
20 Tetor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj...

Lexo më shumë

Krizë bërthamore në SHBA, autoritetet ngrenë alarmin

Krizë bërthamore në SHBA, autoritetet ngrenë alarmin
20 Tetor, 2025

Agjencia federale amerikane që ka për detyrë mbikëqyrjen dhe modernizimin e arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara do të dërgojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com