Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti socialist: Zgjedhjet pa opozitën do të ishin mungesë alternative për shqiptarët

2017/04/05 at 9:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PS: “Shukriu” skenar politik. Prokuroria të gjejë ata që e sajuan…

Deputeti i PS, Ulsi Manja duke komentuar qeverinë e besimit, të propozuar nga kreu i LSI, Ilir Meta tha se ajo është një rrugë ekstra kushtetuese. Gjithsesi ai deklaroi se zgjedhjet pa opozitën do të ishin mungesë alternative për shqiptarët.

Në studion e lajmeve të Ora News, Manja tha se çdo qeveri që nuk del nga vullneti i shumicës së popullit do të thotë që të ndryshohet standardi demokratike në një vend.

“Qeveri besimi, kur dihet që në demokraci qeveria është vullnet i shumicës. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që të shkëpusësh në mënyrë të njëanshme kontratën me shumicën e qytetarëve shqiptarë për të krijuar një qeveri të pakicës. Kjo pastaj do të ndryshonte standardet demokratike në një vend. Pra duke e kthyer nga një vullnet i shumicës në një vullnet të pakicës. Nëse ne do pranojmë në këtë situatë normale të funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit një qeveri të pakicës, i bie që të vendosim një standard he një precedent që nuk na garanton në një të ardhme pas 4 vjetësh se kjo nuk do të ndodhë edhe me opozitën e radhës që do të jetë në Shqipëri”, tha Manja.

Sipas tij, “kjo i bie që të kthehemi nga një republikë demokratike, ku kushtetuta si libri themeltar i shtetit është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë në një republikë, ku vendimet e rëndësishme që lidhen me qeverisjen e vendit merren në mënyrë ekstrapolitike dhe ekstrainstitucionale”.

“Rruga më e mirë për të garantuar standardin në zgjedhje janë masat institucionale dhe ligjore. Nëse do kishte dialog real dhe kauzë të vërtetë që kërkon opozita ne sot si qeveri do t’i kishim kërkuar OSBE/ODIHR shtimin e numrit të vëzhgues të huaj në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri”, tha ai.

“DIALOG BRENDA KUSHTETUTËS”
“Rama e ka bërë të qartë qëndrimin, jemi gati për dialog brenda kushtetutës së vendit dhe jemi të hapur për çdo lloj propozimi që reflekton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mjafton që palët të ulen në dialog në respekt të kushtetutës së vendit pa kushte, pa parakushte ekstrakushtetuese ose politike”.

“META I ANGAZHUAR PËR TË SJELLË OPOZITËN NË ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT”
“Zoti Meta bashkëaleati ynë ka ofruar ose është vënë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize politike jo të vendit, por të opozitës me qëllimin e mirë për ta sjellë opozitën e vendit në zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet pa opozitën do të ishte mungesë alternative për qytetarët shqiptarë, por jo fatalitet.

Kushtetuta shqiptare me ndryshimet e 2008 flet për mocion mosbesimi dhe mocion besimi. Mocionin e mosbesimit e kërkon opozita dhe kushdo tjetër në pakicë kur i ka numrat, 71 mandate emrin e kryeministrit të ri dhe kërkon mocion mosbesimi, kështu thotë kushtetuta”, deklaroi Manja.

Etiketa: deputeti socialistopozitazgjedhjet

Ju sugjerojmë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
Rajoni

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

27 Gusht, 2025 8:16 pm
Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive
Sport

Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive

27 Gusht, 2025 7:43 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Para
Roberti ka gënjyer, zbulohet detaji i martesës së tij me Norën

Roberti ka gënjyer, zbulohet detaji i martesës së tij me Norën

Robert Berisha rrëfen ndjesinë e të bërit xhaxha dhe tregon kur do të lind Tuna

Robert Berisha rrëfen ndjesinë e të bërit xhaxha dhe tregon kur do të lind Tuna

Luiza Gega e dëmtuar: Sporti për mua nuk mbyllet këtu 

Video/ Kampionia Luiza Gega tregon arsyet e stërvitjes në Kenia

TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com