Një deputet rus ka thënë se Moska filloi planifikimin për një pushtim të Ukrainës rreth 12 muaj më parë.
“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht,”-tha anëtari i Dumës së Shtetit Rifat Shaykhutdinov në televizionin Channel One, shkruan BBC.
“Ishte një përgatitje prej një viti, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht,” tha ai.
Ai u shpreh se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte.
“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës… se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”,-ka thënë ai./Opinion.al