Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti italian rrëfen dhunën e përjetuar nga izraelitët: Na rrahën si kriminelë

2026/05/22 at 12:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti italian rrëfen dhunën e përjetuar nga izraelitët: Na rrahën si kriminelë

Në një prej anijeve të ndaluara (Kasr-i Sabadab) nga Izraeli, në kuadër të operacionit për ndalimin e flotiljes ‘Sumud’ që do të dërgonte ndihma drejt Gazës, ndodheshin edhe deputeti italian i M5S, Dario Carotenuto, gazetari Alessandro Mantovani dhe aktivisti Ruggero Zeni. Ata akuzuan Izraelin se kishte “marrë” deputetin në ujëra ndërkombëtare dhe kërkuan që autoritetet italiane të ndërhyjnë “me vendosmërinë më të madhe”.


Dhe mëgjithëse nuk arritën kurrë në portin e Ashdodit, ku aktivistët e tjerë u rrahën, u poshtëruan, u lidhën dhe u tërhoqën zvarrë ‘si kafshë’, kjo nuk e kurseu deputetin e M5S, Dario Carotenuto, dhe gazetarin e “Il Fatto Quotidiano”, Alessandro Mantovani, nga shkelmat, grushtet dhe dhuna fizike e psikologjike.

Ata i treguan këto sapo mbërritën në aeroportin e Fiumicinos.

“Jemi të shqetësuar, ne morëm goditje, por të tjerë u rrahën brutalisht”, tha gazetari Mantovani.

“Më goditën këtu dhe këtu (shpjegoi gazetari duke treguar fytyrën pak të ënjtur) më dhemb këmba, më goditën me shkelma aty, në shpinë, por mendoj se nuk është asgjë serioze. Të tjerë u rrahën shumë më rëndë se ne”, vijoi gazetari.

Teksa fliste, byzylyku portokalli që në bordin e anijes shërbente si një numër identifikimi, 164, i lëkundej ende në dorë. Carotenuto kishte numrin 147.

“E kush e harron më”, u shpreh me ironi gazetari për dhunën e pësuar.

Ai ishte i lodhur, dukej qartë, ndërsa disa herë gjatë rrëfimit për pak sa shpërthen në lot, mezi përmbahet.

“Ishte një kontejner i errët, sapo hyje aty gjeje tre burra të fuqishëm që fillonin të të rrihnin. Më goditën në sy, mendova se do të humbisja shikimin, më jepnin shkelma, kishin edhe taser. Na rrihnin dhe në të njëjtën kohë thoshin ‘Mirë se vini në Izrael’”, deklaroi gazetari.

Por, shpjegon ai, ndoshta ai nuk ishte momenti më i keq.

“Në një moment ishim me të gjithë të tjerët, na thirrën me numra, na thanë të bënim një hap përpara, të ngrinim duart dhe të ktheheshim me shpinë. Ishin 20 sekondat më të gjata të jetës sime, nuk e dija çfarë do ndodhte, mendova për djalin tim me frikën se nuk do ta shihja më”, tha deputeti, ndërsa një valixhe aty pranë bie në tokë dhe ai tronditet.

“Nuk ishte granatë, por më kujton diçka”, shton me një buzëqeshje të lehtë.

Si të gjithë të tjerët, edhe dy italianët e liruar të parët u mbajtën të prangosur gjatë gjithë kohës, edhe kur u dërguan në aeroport kishin pranga në duar dhe në këmbë.

“Si kriminelë”, deklaroi Carotenuto i tronditur.

“Ata që pamë atje ishin të tmerruar”, vazhdoi ai, duke treguar për aktivistë me krahë dhe brinjë të thyer, katër të dërguar në spital, një i ri gjerman i goditur me qytën e pushkës dhe me shenja në formë rrethore në shpinë, të cilit më pas i ishte qëlluar edhe me plumb gome në këmbë, të moshuar me fashime të mëdha, një djalë indonezian i lagur deri në palcë që dridhej pa ndalur.

Disa aktivistë kanë denoncuar edhe abuzime dhe ngacmime seksuale.

Ndihma mjekësore nuk është dhënë nga izraelitët, por nga mjekë dhe infermierë të pranishëm në flotilje, përfshirë Margaret Connolly, motra e presidentes irlandeze.

“Ka pasur një rritje të qartë të dhunës”, shpjegoi Mantovani.

“Duket groteske, sepse janë operacione ushtarake kundër një nisme paqësore. Rritja e dhunës është strategji e Izraelit”. vijoi gazetari.

Ata u shprehën shumë të shqetësuar edhe për aktivistët e tjerë të cilët janë ende të ndaluar.

“Qeveria duhet të bëjë gjithçka për t’i kthyer në shtëpi tani, mjaft me deklarata formale, duhen veprime konkrete”, tha Carotenuto.

“Meloni duhet të jetë e përgjegjshme dhe kjo do të thotë sanksione”, shtoi deputeti Arturo Scotto, “dhe një qëndrim më të fortë që ta çojë Italinë të bashkohet me 19 vendet që kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.”

Edhe eurodeputeti Danilo Della Valle theksoi se BE-ja ka mjete për të reaguar përmes sanksioneve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe se këto duhet të zbatohen edhe në këtë rast.



Ju sugjerojmë

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake
Bota

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE për ndihmë ushtarake

1 Korrik, 2026 2:43 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Guardiola zyrtarizon largimin nga Manchester City pas 10 vitesh në krye të ekipit

Guardiola zyrtarizon largimin nga Manchester City pas 10 vitesh në krye të ekipit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Raporti i IBAR, Berisha: Kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Raporti i IBAR, Berisha: Kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera
















TE FUNDIT

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
1 Korrik, 2026

Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...

Lexo më shumë

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
1 Korrik, 2026

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...

Lexo më shumë

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
1 Korrik, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}