Lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga çdo strukturë e Partisë Socialiste, u bë për t’i hapur rrugë hetimeve të prokurorisë.
Lajmi është publikuar nga ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe njëkohësisht deputet i PS, i cili deklaroi se veprimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama ka për qëllim mosintimidimin e organit të akuzës.
“Tahiri u nxor jashtë për të mos intiminuar prokurorinë për vazhdimin e hetimit. Që mos të intimidohet prokuroria u bë, pasi është ndryshe ku hetohet një deputet apo një njeri me post të lart në PS” – u shpreh Çuçi në “News 24”.
Vendimin për të përjashtuar Saimir Tahirin nga grupi parlamentar dhe strukturat e PS-së, e njoftoi ditën e djeshme Edi Rama në një deklaratë para grupit të PS.