Kryesore

Deputeti i PS: Drejtori i Kadastrës së Fierit të shembë skemën e korrupsionit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 06/06/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka denoncuar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektin për kanalizimin e ujërave të zeza në Libofshë, ndërsa kërkoi nga bashkia e Fierit të jetë më e rreptë në lidhje me këtë situatë.

Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë janë bërë dy investime të mëdha. Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza. Kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë”,-tha Koçi.

Ai i kërkoi drejtorit të ri të Kadastrës së Fierit të shembë skemën e zezë të korrupsionit në institucionin që ai drejton.

I kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin.

Ne duhet të kemi një administratë sa më të ndershme. Jo si ajo që ka njësia e Dërmenasit që Akoma nuk ka denoncuar shembjen e urës në Darëzezë. Akoma nuk është zbuluar kush është fajtori që ka përgjegjësi financiare”,-përfundoi Koçi.

Pas