Aktualitet

Deputeti i PD vlerëson Veliajn: Ka përmirësim të dukshëm pastrimi i Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 10/11/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në mbledhjen e ditës së sotme në Komisionin e Ekonomisë ka vlerësuar punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pastrimin e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Spaho theksoi se ka përmirësim të dukshëmn në pastrimin e Tiranës, duke ironizuar në këtë mënyrë Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

“Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, tha Spaho, duke goditur në mënyrë indirekte 4 vjeçarin e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke mbështetur publikisht “Foltoren”, që ai është duke organizuar në çdo qytet të Shqipërisë me qëllim riorganizimin e PD-së./Opinion.al

Pas