Aktualitet

Deputeti i PD tha se nxorën komisionin me dhunë/Policia:Tërësisht të papërfshirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 18/12/21 |
Opi Nion

Pasi deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka akuzuar policisë se ka hyrë në qendrën e votimit në Cekran dhe ka nxjerrë me dhunë komisionin e votimit, ka ardhur edhe reagimi i Policisë Fier.

Përmes një deklarate zyrtare, policia e Fierit sqaron se struktura e Policisë së Shtetit është tërësisht e papërfshirë dhe neutrale në këtë situatë.

Sipas bluve të Fierit, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative  Cakran, Fier sqarojmë se:

Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e të paanshëm”-njoftoi policia./Opinion.al

Pas