Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me ironi pas deklaratës së ashpër të Ilir Metës ndaj drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit Haki Cako.
Strazimiri thotë se Meta duhet të marrë statusin e të penduarit dhe të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbardhur krimet e qeverisjes Rama-Meta.
Më poshtë statusi ironik i Strazimirit
THIRRJE PROKURORISË SË REPUBLIKËS!!!
Merrni në mbrojtje në cilësinë e “të penduarit”, bashkëpunëtorin e drejtësisë Ilir Meta.
Arrestoni personat ish-bashkëpunëtorë të tij, për të cilët dëshmon!!!
ÇLIRONI SHTETIN NGA KRIMI!