Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD-së: Xhafaj u shkërrmoq me fakte nga PD, iu nënshtrua krimit

2018/11/05 at 9:46 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga polici i Laçit tek Ministri i Brendshëm, është një hierarki e frikës

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, të hënën, deklaroi se Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si një ministër i shkërrmoqur nga denoncimet me prova dhe fakte të PD-së, pasi u bë mburojë e aktivitetit kriminal të të vëllait.


Përmes një shënimi në Facebook, Salianji shkruan se Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik me qëllimin të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj.

Ai thekson se pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik.

“Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me te cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi”,-citohet nga mesazhi i Salianjit.

Sipas tij, Xhafaj keqpërdori prokurorinë, duke e penguar atë të hetojë për pasurinë e tij dhe të familjes sipas ligjit Antimafia.

Shënimi i plotë:

Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si nje ministër që u shkërrmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj.

Pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik

Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me te cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi.

Largimi i Xhafës, pasi bëri goditje selektive, duke shmangur arrestin e Dakos, është turpi dhe nënshtrimi përfundimtar i tij ndaj krimit dhe bandave.

Xhafaj iku siç erdhi, i përdorur dhe peng i krimit!

Xhafaj e përdori MB për t’i shërbyer klanit mafioz të vëllait të tij, i kompleksuar ai nuk e arrestoi vëllain e dënuar dhe u përfshi bashkë me vartësit e tij dhe prokurorinë në manipulimin e provave, shkatërrimin e provave, sajimin e dëshmitarëve dhe pagesave korruptive për të shpëtuar familjarin e tij nga një tjetër dënim.

Xhafaj keqpërdori prokurorinë, duke e penguar atë të hetojë për pasurinë e tij dhe të familjes sipas ligjit Antimafia.

Bilanci i Xhafajt eshte i zi, vrasje të qytetarëve nga dhuna ne komisariate, si Enea Ftoj në Korçë, tek Ardian Kallami në Shkodër.

Xhafaj duke i shërbyer klaneve kriminale mbuloi me propogandë që Shqipëria nuk ka më kanabis ndërkohë çdo javë gjatë drejtimit të tij kapeshin tonelata me kanabis në vendet e BE.

Gjatë drejtimit të tij, Shqipëria e sofistikoi dhe rriti aktivitetin kriminal duke u ndërtuar laboratorë kokaine dhe heroine, vetëm njëri u kap nga partnerët gjermane ndërkohe qe te tjera ushtrojne aktivitetin lirshëm, banda që vendosin gjoba, mbi 12 të zhdukur nga bandat, dhjetra vrasje pa autor, qindra tonelata kanabis të kapura në territor Evropian janë faktet që nuk i manipulon dot Xhafa.

Sot prej Rama-Xhafaj Shqipëria është më e pasigurt dhe shqiptarët më të kêrcenuar nga krimi.

Xhafaj iku pa asnjë shpjegim për çdo dështim të tij, është nga të paktët ministra në histori që nuk gjeti alibi as për largimin!

Etiketa: doreheqjaneshtrimi ndaj krimitSalianjixhafaj


Ju sugjerojmë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme
Politikë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

25 Shtator, 2025 2:40 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Para
Robert Berisha flet për marrëdhënien me Lei Krajan, ç’do thotë Nora?

Robert Berisha flet për marrëdhënien me Lei Krajan, ç'do thotë Nora?

Rakipllari: Largimi i Xhafajt ka lidhje me arrestimet e fundit

Mosdekretimi i ministrit të ri, Rakipllari: Lleshi është Gjeneral aktiv

Krasniqi:Presidenti Meta nuk ka të drejtë të refuzoj dekretimin e Lleshit

Krasniqi:Presidenti Meta nuk ka të drejtë të refuzoj dekretimin e Lleshit
















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com