Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD-së: Pas fotove me hell, ministrja e Arsimit mbrohet me zell

2018/11/06 at 7:51 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i PD-së: Pas fotove me hell, ministrja e Arsimit mbrohet me zell

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, të martën, i është përgjigjur ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në lidhje me fotot e publikuara nga ai ku disa të rinj shihen teksa pijnë raki dhe mbajnë në hell mish të pjekur brenda një klase.


Përmes një shënimi në Facebook, Boçi shkruan se fotot e publikuara janë të vërteta dhe për më tepër aty shihet dërrasa e zezë dhe këndi i klasës.

Sipas tij, Institucioni i Arsimit arsimor është institucion me të njëjtin status, si në Çorrotat të ish komunës Zhepë të Skraparit, ashtu dhe në mes të Tiranës.

Shënimi i plotë:

Pas fotove me hell, Ministrja po na mbrohet me zell.

Sajon histori rozë, për realitete blozë.

Me kryeplak që bën fli shtëpinë

e bën kurban bagëtinë…

Jeni bërë për bejte znj. Ministre!

Dhe si “kaporral” Rama i yt, bërtet më pas më kot:

Shpifje!?

Shpifje për çfarë?!

Për foto që flasin vetë.

Për foton me raki në një klasë, prapa dopjos të së cilës është “dërrasa e zezë” e shkruar?!

Për foton me mishin në hell, në sfondin e së cilës, ndrin Këndi i Klasës?

Jo zonja Ministre!

Jo!

Nuk janë shpifje, janë shpikje ministrore. Dhe ju nuk mund të fshiheni pas hellit.

Sepse Institucioni i Arsimit arsimor është institucion me të njëjtin status, si në Çorrotat të ish komunës Zhepë të Skraparit, ashtu dhe në mes të Tiranës.

Është po kaq serioz, si me tre nxënës, ashtu dhe me 3 mijë nxënës.

E atje nuk bëhet as aheng, as shtrohen zijafete, sipas tekave të kryepleqve e sipas fiolozofisë suaj.

Bëhet mësim e shtrohet dije, sipas procesit mësimor të mësuesit.

Nuk e them unë.

E përkufizon Ligji i Arsimit Parauniversitar.

Apo është shpifje fakti që ju keni detyruar 134 mijë fëmijë të braktisin arsimin parauniversitar, siç shkruani  e pranoni dhe në statusin tuaj që shkolla Çorrotat ka përfunduar me 3 nxënës?

Mos vallë është shpifje fakti që ju mbyllët 150 shkolla, midis të cilëve dhe atë të Gurrazezit, ngjitur me Çorrotatin!?

Siç duket quani shpifje, faktin e denoncimit të shkatërrimin e Fakulteteve të edukimit dhe të degëve që pregatisin mësues?!

Që mbyllët Matematikë-Fizikën, Bio-Kiminë, Histori-Gjeografinë, ose i degdisët me 5 studentë,  tamam si shkolla e Çorrotatit, për shkak të paaftësisë e papërgjegjshmërisë?!

Që keni çorientuar kërkimin shkencor dhe Universitetet publike?!

Që rritët tarifat?!

Që degraduat procesin e pranimeve?!

Që zhvlerësuat meritën e preferencën?!

Që latë pa dëftesa në kohën e duhur 420 mijë nxënës, vitin që shkoi?!

E sa e sa të tjera…?!

Kjo është panorama tronditëse e arsimit sot e nuk mund ta fshehësh dot as me statuse bajate e mediokre e as me akuza shterpë.

E ju nuk mund të vazhdoni të luani e të digjni më, në hellin e pushtetit tuaj, fatet e nxënësve e studentëve.

“Koha dridhet e përdridhet,

Do të vij’ dita që do zgjidhet…”

p.s

Po të postoj dhe foto me dreka të tjera në po atë shkollë (7 Maj), për të rrëzuar alibitë e tua, për rikonstruksione e data kot e festë inaguruese me prindër, punëtorë, etj…etj…

Shihe mire se ke dhe fëmijë aty!!!!!

Po tani cili shpif znj Ministre e Arsimit në hell?!!!!!!!

Etiketa: bocifotot me hellministrja e arsimitshkolla


Ju sugjerojmë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
Kisha Ortodokse Serbe kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën

Kisha Ortodokse Serbe kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën

Video/Aksident në Tiranë, tre automjete përplasen tek Gjykata

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri në Vlorë

Ulja e flamurit/ Grekët fajësojnë shqiptarët, por dalin bllof

Ulja e flamurit/ Grekët fajësojnë shqiptarët, por dalin bllof
















TE FUNDIT

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
24 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës. Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
24 Tetor, 2025

Partitë politike kanë miratuar variantin final të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm do të...

Lexo më shumë

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
24 Tetor, 2025

Çmimet globale të naftës u rritën me 5% pas sanksioneve që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi kundër 2 gjigandëve të...

Lexo më shumë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
24 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com