Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD për ngjarjen në Himarë: Si u rikthye në polici Arjan Tase

2022/08/03 at 1:33 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i PD për ngjarjen në Himarë: Si u rikthye në polici Arjan Tase

Humbja e jetës së 7 vjeçares që u përplas nga skafi ditën e djeshme në Himarë ka sjell reagimine  qytetarëve, intelektualëve dhe politikës shqiptare.

Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se ngjarja e djeshme ishte e paralajmëruar, pasi rrezuiku nga mjetet lundruese pranë qytetarëve ka qenë i pranishëm në çdo zonë plazhi.

Sula hedh dyshime mbi të kaliarën e Arjan Tases, autori i ngjarjes, i cili më parë ishte në hetim për shkak se në Himarë, ishin kultivuar bimë narkotike. Po ashtu, deputeti demorkat kërkon sqarime se si u rikthye në detyrë Arjan Tase, i cili pas ngjarjes u përjashtua përfundimisht nga radhët e policisë.

Postim i deputetit

Pse ishte e paralajmëruar ngjarja tragjike e Potamit, Himare!

Ngjarja tragjike dje në Potam, Himarë ka prekur gjithë shqiptarët, të madh e të vogël. Eshtë shumë e vështirë të gjesh fjalët që të ngushëllosh familjen. Uroj vetëm që Zoti tu jape forcë prindërve për humbjen e një ëngjëlli.

Më e vështirë akoma, është të ngushëllosh nga posti i një deputeti (edhe pse opozitar), sepse tragjedia u shkaktua nga një person që në bregdet duhet ti kishte mbrojtur qytetarët nga gangsterët që vërtiten më mjete lundruese aty ku bëhet plazh. Aksidenti tragjik u shkaktua nga Shefi i Policimit në Komunitet.

Pjesë e aksidenteve mund të bëhemi të gjithë, ndaj quhen aksidente por, rasti konkret ka shumë arsye për të denoncuar dhe reaguar pavarsisht kundervenjeve cinike të kreut të qeverisë për të mos politizuar ngjarjen.

E para, ngjarja ishte e përsëritur. Vetëm këtë verë ka disa raste në jug të vendit të aksidenteve të tilla.

E dyta, ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano për të rritur kontrollet në bregdet për të shmangur incidente të tilla. Por për ironi të fatit dhe për të dëshmuar situatën e përbërjes së institucioneve shqiptare, ngjarja shkaktohet nga një zyrtar i lartë i policisë.

E treta,ngjarja merr përmasa më të mëdha dhe tregon fytyrën e kësaj qeverie kur zbulon të kaluarën e shefit të policisë që shkaktoi tragjedinë.

A.Tase rezulton të jetë i proceduar penalisht nga prokuroria e Vlorës. I pezulluar nga komisariati i Peqinit me akuzën e favorizimit të kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Por pavarsish kësaj të kaluare të errët ai sërish është emëruar shef i policimit në komunitet në drejtorinë vendore të Policisë së Elbasanit. Sikur te shumzoheshin me zero të gjitha denoncimet e tjera të opozitës, ngjarja në Potam e përshkruan më së miri fytyrën e kësaj mazhorance e cila nuk është më e qytetarëve por e bandave dhe influencave të tyre.

Kur erdhi në pushtet kjo mazhorancë lejoi kanabizimin e vendit. U bëm të njohur në të gjithë botën për kanabizimin e vendit. Më pas aktiviteti i bandave kriminale shqiptare kaloi te drograt më të forta si kokaina, heroina apo drograt sintetike. Sërish nuk i hyri gjemb në këmbë por, mbroheshin nga pushtetarët qendrorë e lokal. Tani jemi në fazën që Bandat janë forcuar në mënyrë të paimagjinueshme ekonomikisht dhe po pastrojnë paratë e tyre me biznese duke marrë edhe punë publike. Pasi këtu e kanë siguruar terrenin. Tani kemi të bëjme me influencimin e tyre për të zgjedhur drejtues policie në nivele të ndryshme, hetues apo qofte edhe deputetë e kryetar bashkishë. Situata e kriminalitetit në Shqipëri ka marrë përmasa të stërmëdha dhe kjo qeveri e cila është ulur në një tryezë me bandat nuk mund ta fusë situatën në shinat e normalitetit.

Reagimi i Drejtorit të Policisë dje duke shkarkuar zinxhirin drejtues të kufirit në Vlorë ishte reagim proporcional, por siç e kam thënë më herët nuk mjafton vullneti i vetëm një njeriu.

I ndieri Paolo Borselino e ka thënë qartë: “Mafia e politika janë dy fuqi që veprojnë mbi të njëjtin terren, të cilat, ose luftojnë, ose bëjnë ujdi me njera-tjetrën”. Vetëm një herë nëse politikani, zyrtari i policisë apo kushdo zyrtar i shtetit ulet në një tryezë me mafian, nuk është më përball tyre por në krah të tyre.

Ky është realiteti në Shqipëri. Mafia dhe qeveria nuk janë përball tyre por janë në krah të njëri-tjetrit.

Ndaj kemi falimentimin e biznesit të ndershëm çdo ditë, ndaj kemi shpopullim çdo ditë nga ata që kanë zgjedhur të jenë përball të keqes.

Dy rrugë kanë mbetur: ose do duhet të largojmë këtë qeveri dhe çdokënd që është më krah të bandave ose do të largohemi të gjithë nga Shqipëria!

Ju sugjerojmë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
Para
Kapet me 43 mijë euro në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Fier

Kapet me 43 mijë euro në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Fier

Pelosi përfundon udhëtimin në Tajvan, premton se SHBA nuk do ta braktisë 

Pelosi përfundon udhëtimin në Tajvan, premton se SHBA nuk do ta braktisë 

 Vdekja e vogëlushes nga skafi, Vokshi: E vrau Komisari i shtetit

 Vdekja e vogëlushes nga skafi, Vokshi: E vrau Komisari i shtetit

TE FUNDIT

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
12 Maj, 2025

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com