Aktualitet

Deputeti i PD: Paralajmëroni, gay-t burimi kryesor i përhapjes së Lisë së majmunit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 29/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaron se sistemi ynë shëndetësor duhet të paralajmërojë opinion publik se meshkujt gay dhe biseksual janë burim kryesor i përhapjes së Lisë së majmunit, sipas të dhënave zyrtare të OBSH.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu, me profesion mjek, shkruan se qeveria duhet të marrë masa parandaluese ndërsa shton se gjithashtu duhet të bëhen publike të dhënat e sëmundjes, duke i shoqëruar edhe me këshilla të veçanta për të minimizuar përhapjen e infeksionit.

Ai tha se një tërheqje e tillë vëmendjeje nuk prek të “drejtat e njeriut” për asnjë komunitet, duke përfshirë dhe atë të homoseksualëve.

“Sistemi i ynë shëndetësor duhet te paralajmërojë opinionin:
Meshkujt gay dhe biseksual janë burim kryesor përhapje i Lisë se majmunit!
Kjo është një e dhënë zyrtare e deri tanishme jo vetëm e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, qe po artikulohet gati çdo dite pikërisht për te marre masat parandaluese.
Një tërheqje e tille vëmendje nuk prek te “drejtat e njeriut” për asnjë komunitet, as te atij te homoseksualeve, përkundrazi i mbron ata dhe shoqërinë ne tërësi nga një infektim i mundshëm.

Kjo është një detyre e çdo sistemi shëndetësor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashtë presioneve, është pjese i transparencës se domosdoshme parandaluese.
Sipas OBSh 99% e te prekurve me këtë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra qe bëjnë seks me burra te tjerë.
Unë nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punës i krijuar për t’u kundervene këtij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “dritën e kuqe”, nuk thotë asnjë fjale për këtë konstatim te rendesishem.
Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona përkatëse shëndetësore duhet te bëjnë publike këto te dhëna, duke i shoqëruar edhe me këshillat e veçanta për te minimizuar përhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjejen ndaj tij.
Mbrojtja e shëndetit te qytetareve eshte nje “fushe” shume e gjere e komplekse, pjese e se cilës është dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.
Kjo duhet te jete dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizëm te pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme te rrezikshme.
E paguam dhe vazhdojmë akoma ta paguajmë shume shtrenjte atë “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid….”, shkruan Shehu.

Pas