Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD i kthehet ashpër Bregut: Ia ke shitur shpirtin dreqit! Pa asnjë kontribut në parti gëzove 6 vite postin e ministres

2018/06/22 at 9:58 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja posti ndërkombëtar që synon Bregu

Majlinda Bregu, ish-politikanja e njohur e PD, tani është zgjedhur për një detyrë të rëndësishme diplomatike. Nga janari 2019 do të jetë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Edhe pse e menjanuar nga politika, ajo dje ka gjetur sërish rastin të sulmojë kundërshtarin e saj më të madh kryetarin e PD, për të cilin tha se “mu duk në parlament si njeri rruge”. Sipas znj. Bregu Lulzim Basha po përpiqet të bllokojë negociatat.

Basha vetë nuk i është përgjigjur asnjëherë akuzave të Majlinda Bregut, por eksponentë të kësaj partie po. Sot, deputeti Myslim Murrizi shkruan se znj. Bregu pa asnjë kontribut në PD gëzoi për 6 vite postin e ministres së Integrimit. Sot ajo është opozita e opozitës, pasi u shpërblye nga Rama me një post të rëndësishëm në organizmat e huaj.

“Sikur Rama të kishte lobuar per Shqiperine, sa loboi dhe harxhoi per te “ punesuar” Majlinden, Shqiperise jo vetem do te ishin hapur negociatat por sot mund te ishim antare i BE dhe mund te kishim presidencen e radhes”, shkruan ai.

Te vazhdosh te besh opoziten e opozites me kaq shume zell , do te thote qe “ borxhi” eshte shume i madh. Nje “ borxh” i akumuluar heret ose me interesa shume te larta. Te kesh qene 6 vjet ministre e PD pa asnje kontribut ne PD nga viti i krijimit te saj ( 1990-2007), dhe te luftosh prej 5 vitesh vetem PD (2013-2018), do te thote se ja ke shitur shpirtin “ DREQIT”

Te mburresh se prej 5 vitesh ne opozite te PD , ke “ sakrifikuar” shume se ke bere njehere SHERR me Aldon , me duket sa per te qeshur aq dhe per te qare. Nga 2013-2017 nuk folet nje fjale per drogen, per krimin per korrupsionin per tenderat per konçensionet per kete qeveri qe perzuri nga ky vend 400 minj shqiptarë. Nuk folet per tahirin per balilin per habilin per kohilin por nuk late gje pa thene per PD dhe demokratet. Ndoshta ashtu ishte “ loja”, qe sot te ishit ketu ku jeni. Negociatat nuk i pengon as Basha e as DEMOKRATET, por vella “ pasha” dhe kleptokratet.Te fajesosh PD per qeverisjen e PS kaq bajate besoj qe do ta kishte te sikleteshme edhe vete partia meme e rilindjes se soteme, madje kaq “ eger” nuk ka folur as shefja juaj Romana!!!”, shkruan Murrzi.

“Qe te hapen shpejt dhe pa kushte negociatat, i bej thirrje qeverise ti ngreje rrogat te “ punesuareve” te fundit dhe te punesoj edhe disa “ LIDERA” te tjere qe te kemi sa me shume opozitare te OPOZITES. Bile nga neser po mendoj qe jo vetem te “ zihem” me Aldon, por mund te “ plagos” edhe Pollon qe te siguroj nje “ vend pune” ne NATO”, thotë Murrizi me ironi.

Më poshtë statusi i plotë në facebook i Majlinda Bregut

Shumekush e mban mend nje debat miqesor timin me Aldo Bumcin para 3 vitesh ne Parlament Europian teksa diskutohej per celjen e negociatave e anetaresimit te Shqiperise ne BE!


Shkaku i gjithe situates ishte qendrimi hipokrit i Lulzim Bashes. Nuk e ndante dot mendjen nese te votoje pro tekstit te PE ku perkrahej celja e negociatave, i jepte pike qeverise apo i hiqte pike opozites.
E njejta situate vazhdoi edhe keto vite. Pro apo kunder celjes se negociatave nuk mund te jete gjendja e ndermjetme mes gjumit dhe zgjimit te opozites se nga kjo dileme per tu percmuar, humbasin vetem shqiptaret.

Defaktorizimi i te vetmes garanci qe kane sot Shqiptaret, por edhe rajoni, – mosndaljen e perspektives te europianizimit te tyre,- eshte qasja me e rende per nje force politike, ne pushtet apo opozite qofte.
Nuk dua te merrem e t ‘i rikthehem qendrimeve te mia e konfliktit me Lulzim Bashen ndaj celjes se negociatave. Por,duke e pare dhe degjuar sot, m’u be me e veshtire se asnjehere te njihja partine ne qeverine e se ciles sherbeva shume vite me detyren e Ministrit te Integrimit Europian!

Me dukej si nje foles i ardhur nga rruga ne foltoren e Kuvendit! As nga rruga jo, se ne rruget e nje Shqiperie te 1000 halleve, zor se e gjen nje person qe te permbledhe tek vetja, kaq shume fodullek dhe kaq shume budallallek ne te njejten kohe!

Nuk dinte pse ishte aty. Nga vinte? Çfare thoshte? Kujt i fliste? Per cfare gezohej? Kujt i hidherohej? Per cfare ka lobuar e cfare po pret?!

Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise nuk mundet qe ne nje fjali me 10 fjale, tre i ka genjeshtra, dy i ka mashtrime, dy i ka sajesa dhe vetem tre i ka te verteta gazetash.

Nuk eshte normale per nje vend ku njerezit presin te shohin vizionin e te ardhmes tek opozita, qe kryetari i PD-se qe mbart historine dhe vizionin e asaj partie, qe edhe ne diten me te keqe s’ka qene asnje sekonde qesharake, si sot, te mos dije te ngrihet ne lartesine e shpreses se shqiptareve.

Edhe per mua qe nuk e kam vleresuar dot kurre Lulzim Bashen si te denje per te drejtuar PD,-ne, “allishverishi”i pandalur “tjeter ben e tjeter thua”,shto dhe shfaqjen e sotme ne parlament, eshte tallje e rendomte me te gjithe shqiptaret, qe edhe pse kombi nder me te vjetrit ne Ballkan ende i duhet te luftoje per te gjetur te ardhmen europiane kunder politikave anakronike e antihistorike qe thurin endrra me sulltanate.

Mbase e pashmangshme kjo qasje per nje personazh te shtatit te Lulzim Bashes, por jo per ata shqiptare qe i kane ende per zemer fatet e Shqiperise se vogel ne kete bote te trallisur.
Zoti e ruajt Partine Demokratike nga ambientim me idene se bufonada parlamentare e perjavshme e Lulzim Bashes, eshte opozitarizem i vertete!!!

Etiketa: integrimiMajlinda BreguMyslym Murrizi


Ju sugjerojmë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
Kronikë

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

8 Shtator, 2025 7:31 pm
Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
Bota

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

8 Shtator, 2025 7:09 pm
Para
Rastësia në ndeshjen Serbi – Zvicër, të dy trajnerët e skuadrave janë nga ky vend i Ballkanit

Rastësia në ndeshjen Serbi – Zvicër, të dy trajnerët e skuadrave janë nga ky vend i Ballkanit

Eva Murati flet për herë të parë për ndarjen nga djali i Jozefina Topallit

Eva Murati flet për herë të parë për ndarjen nga djali i Jozefina Topallit

Ndeshja Serbi – Zvicër, mediat ngrenë alarmin: Mund të kemi përleshje mes tifozëve

Ndeshja Serbi - Zvicër, mediat ngrenë alarmin: Mund të kemi përleshje mes tifozëve
















TE FUNDIT

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
9 Shtator, 2025

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i...

Lexo më shumë

Horoskopi, 9 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Shtator, 2025

DASHI Energjia juaj ka arritur kulmin dhe po ju shtyn të merrni vendime, madje edhe të rëndësishme. Duhet të veproni...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com