Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është paraqitur këtë të premte për të dëshmuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) .
Mësohet se Paloka është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen që ka ndodhur tre vite më parë zonën e Astirit, në kohën kur opozita zhvillonte protesta në mbështetje të banorëve që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe.
Çështja ka qenë në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që së fundi ka kaluar në SPAK.