Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD denoncon me emër drejtoreshën që hoqi nga ndihma ekonomike familjet e varfëra

2018/03/15 at 6:37 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe erotike gjatë seancave plenare

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, të enjten, nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar me emra konkret aktorët që kanë dështuar sistemin e pikëzimit për ndihmën ekonomike.


Hasa theksoi se sistemi mund të jetë i paanshëm dhe objektiv, por njerëzit që fusin duart në sistem nuk mund të quhen të tillë.

Ai mori një rast konkret nga Bashkia Përrenjas, një vendim të datës dy shkurt për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 deri në 31 janar, e firmosur nga Drejtorja Rajonale e Shërbimeve Sociale Shtetërore Elbasan, Marsida Haxhiu.

Sipas tij, nëse Haxhiu drejton një institucion të pavarur, nuk mund të justifikojë një militantizëm të tillë dhe kjo mjafton të shfletohet emri i saj në rrjetet sociale.

“Atëherë, problemi nuk qenka sistemi, por Marsida ose partia. Qenka qeveria ajo që do të bëjë vettingun e atyre që do të mbajnë shpirtin me bukë ose jo”,- tha Hasa.

(Foto: Endri Hasa, deputeti i PD)

Ai denoncoi edhe një fakt tjetër sesi ndihma ekonomike po përdoret për interesa elektoralë të PS.

Deputeti Hasa tha se në Librazhd, një bashki që drejtohet nga PS ka rritje pothuajse dyfishe të njerëzve që marrin ndihmë.

“Nga 1900 familje që trajtoheshin me ndihmë në 2015, tani marrin 3200, ndersa në Bashkinë Përrenjas që nuk drejtohet nga PS ka ulje me 270 persona”- tha Endri Hasa.

Deputeti i Elbasanit vuri në dukje se qeveria vazhdon të mbajë sekret sistemin e pikëzimit, duke mos e botuar në fletoren zyrtare për të manipuluar dhe përdorur politikisht mjerimin ekonomik të shqiptarëve.

Një dështim të tillë e pranoi edhe kryeministri Edi Rama ditën e sotme në seancën plenare, i cili mori një për një rastet e familjeve të varfëra që ishin hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe që i kishte vizituar Lulzim Basha.

Kryeministri tregoi në parlament verifikimet që kishte bërë qeveria dhe pranoi korrigjimet, si shenjë e vëmëndjes së qeverisë për të varfërit.

Por Rama dha provën më të qartë deri më sot, se sistemi i pikëzimit që mat varfërinë ka një marzh gabimi të frikshëm.

Nga 15 familje që përmendi Edi Rama në parlament, 9 prej tyre ishin rikthyer në skemën e ndihmës ekonomike,(pa llogaritur ata që pranuan një punë) pra marzhi i gabimit sipas shembujve që solli kryeministri shkon në 60%.

Më parë, kreu i qeverisë e ka quajtur “të ftohtë” sistemin e përzgjedhjes së familjeve të varfëra.

Në fakt, sistemi është një aplikacion kompjuterik i hartuar nga qeveria dhe ku sistemi i pikëzimit mbahet sekret.

Sot është provuar se marzhi i gabimit që mbart ky aplikacion është gati 60%.

Më poshtë janë të gjithë emrat që kishte vizituar Lulzim Basha në shtëpi dhe që ishin riverifikuar nga Edi Rama:

1) Zonja Burbuqe me tre femijë, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike nga Bashkia
2) Amarildo Hysa në Gjirokastër, 55 vjec, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
3) Hyjrie Berisha, Lezhë, deklaroi se ishte e divorcuar, bëri deklarim të rremë por sërish u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
4) Ardjan Dani në Lezhë u përfshi në skemë dhe merr ndihmë ekonomike
5) Leonora Luka në Lezhë u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
6) Sabri Vironi në Vorë, nuk mori pikët, iu ofrua punësim, por nuk pranoi
7) Katriot Mihani në Kavajë, nuk mori pikët, riaplikoi dhe u përfshi në listën 6% të Bashkisë për ndihmën ekonomike
8) Liljana Eminaj, nuk mori pikët, riaplikoi dhe nuk fitoi, por u përfshi në 6% e Bashkisë
9) Fatmira Shima, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike me riaplikim
10) Bujar Luka në Vorë, nuk është i interesuar për punë, nuk u përfshi në skemë
11) Spahi Koçi në Vorë, iu ofrua punë dhe u punësua
12) Fradiol Luka, u kontaktua për intervistë pune, por nuk u paraqit
13) Artan Xhema, iu ofrua punë dhe ka filluar punë
14) Ylber Vocrri në Pukë, nuk deklaroi mjetin, megjithatë do të fillojë punë
15) Ilir Brahimi në Kamëz, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike

 

 

 

 

Etiketa: deputeti i PDdeshtimindihma ekonomikesistemi i pikezimit


Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Kryesore

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

10 Gusht, 2025 9:58 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Kryesore

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

7 Gusht, 2025 4:21 pm
“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE
Kryesore

“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE

5 Gusht, 2025 1:45 pm
Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament
Politikë

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament

5 Gusht, 2025 11:26 am
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Politikë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

4 Gusht, 2025 4:46 pm
Para
Bandë kriminale dhe gjobëvënie/ Arrestohet në Itali menaxheri shqiptar i hoteleve

Bandë kriminale dhe gjobëvënie/ Arrestohet në Itali menaxheri shqiptar i hoteleve

Video/ Këto janë shtetet me ushqimet më të çuditshme në Europë

Video/ Këto janë shtetet me ushqimet më të çuditshme në Europë

Atletico Madrid ‘shkatërron’ Lokomotiv Moscow, kalon në çerekfinale të Europa League

Atletico Madrid ‘shkatërron’ Lokomotiv Moscow, kalon në çerekfinale të Europa League
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com