Kryesore

Deputeti i PD akuza Peleshit për dhënie të pronave të ushtrisë, Ministri e mohon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 30/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Deputeti i PD tha në Kuvend se territoret e bazave ushtarake po jepen për projekte turistike pa asnjë lloj kriteri.

Xhaferaj e akuzoi ministrin për mungesë transparence, ndërsa drejtoi disa pyetje.

Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Gjithçka ka nisur më Janar 2016, me urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 78, të datës 26.01.2016, “për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e pronave të Forcës Detare”, si edhe VKM nr. 220, datë 21.3.2017, VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 dhe VKM nr. 514, datë 01.07.2020.

Nisur nga me sipër do te doja informacione dhe shpjegime nga Ministri i Mbrojtjes për 4 prona strategjike për Shqipërinë dhe për NATO-n, sa me poshtë:

1)            Cili është statusi i pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat të dhënë me qira me VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 në përputhje me listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014?

2)            A vijon të jetë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014 prona nr. 1311 “Ish Baza Ndihmuese”, Shëngjin Lezhë?

3)            A është ndjekur procedura e parashikuar nga Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” për dhënien me qira të sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë,pronë në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014(Prona nr. 696 “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë me sipërfaqe 39446 m2)”,-tha deputeti.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i është përgjigjur demokrat në lidhje me privatizimin e pronave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Peleshi u shpreh se janë krenarë që baza e Kuçovës është kthyer në bazë të NATO-s ndërsa shtoi se e gjithë interpelanca e thirrur nga Xhaferaj është spekulative. Ai u shpreh se dhënia me qira e pronave te investitorët nuk është mëkat por përdorim me efiçencë i tyre.

Pas