Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihen ende arsyet se përse deputeti i Partisë Demokratike është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët në momentin e mbërritjes në SPAK, duke thënë: “Ku i keni të tjerët”.
Më pas, ai i është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë së Posaçme.