TIRANE- Eduart Ndocaj ka denoncuar presionin që po i bëhet nga stafi i Ramës për të mos u pozicionuar pro Blushit. Ai ka shkruar një status në facebook ku thotë se në mesnatë pas përfundimit të emisionit “Opinion” ka marrë një kërcënim nga personi me iniciale E.F., pra drejtori për Komunikimin i Kryeministrit Rama, Endri Fuga.
Statusi në Facebook i deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj
Pas mbarimit te emisionit Opinion te dedikuar perplasjes Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexon nje status te shkruar nga deputeti Ndocaj qe mbron parimisht Blushin, me mesazh privat në facebook me emrin “Stafi i Edi Rames” vjen mesazhi i meposhtem. Po e publikojme per ta komenentuar qytetaret, socialistet dhe mediat!
Përshëndetje Eduart!
Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.
Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!
Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!
Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin.
Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!
Kujdes me fjalët që thua!
E.F !