Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i LSI Spartak Braho shtrohet në urgjencën e QSUT

2016/10/15 at 10:39 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i LSI Spartak Braho shtrohet në urgjencën e QSUT

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho është shtruar në spital ditën e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Ky lajm bëhet i ditur nga gazetarja Emanuela Sako, e cila në një postim në Facebook shkruan se Braho është vizituar në urgjencën e QSUT edhe nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gazetarja ka denoncuar edhe kushtet e këqija në spital, të cilat ditën e djeshme për çudi ishin në nivele të kënaqshme, pasi në spital kishte shkuar vet ministri i Shëndetësisë.

Kujtojmë se deputeti Braho, që njëkohësisht është edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, para disa muajsh u trajtua jashtë shtetit për shkak të problemeve shëndetësore.

Statusi i gazetares Emanuela Sako:

Qelbesirat e politikes sot mbasdite dezinfektuan urgjencen e QSUT nga infeksionet spitalore. Nuk eshte kaq filozofike, por po e shpjegoj. Spartak Braho peson nje krize me frymarrjen gjate pasdites dhe po trajtohet ne reanimacion prane Urgjences se QSUT.

Nga frika se mos e lere fryma shume miq e shoke, perfshire dhe dora vete, ministrin Beqja, kane ngritur urgjencen ne kembe per te mobilizuar mjeket dhe stafet mjekesore per ti sherbyer ketij te ‘madhit’. Me te hyre deputeti ne reanimacion vendosen rregulla te forta, ku nuk lejohet hyrja e askujt brenda. Mjeket dhe infermieret jane te gjithe ne gatishmeri dhe prane pacinteve, korridoret ndrijne nga pastertia. Deputeti vendoset ne nje dhome me vete dhe kushdo e viziton pertej xhamit, se helbete na merr ndonje infeksion dhe iku shendetesia e Beqjes.

Qe te kuptohemi nuk kam gje me Brahon, ai ishalla sherohet. Por me keta plehrat, kur te tjeret po i vdesin nga viruset dhe infeksionet duke i lene nga 10 veta ne nje dhome dhe i semurin nga infeksionet pervec, faktit qe luftojne cdo dite me vdekjen. Kam 12 dite qe shkoj ne kete reanimacion per njeriun tim dhe nuk e kisha pare asnjehere kete vigjilence. Keta plehrat e rendomte qe vetem njerez nuk jane, i torturojne pacientet gjate nates kur nuk kane te afermit prane. U bertasin dhe i dhunojne (ndoshta jo aq sa per tu lene te nxira), kur ata ne lufte me vdekjen mbledhin forcat per te hequr tubat e frymemarrjes. Ju betohem qe e kam pare me syte e mi kur infermieri perleshej me nje burre, cili per syte e mi ishte i vdekur por krahet i levizte dhe infermieri i thoshte: “O kafshe po te them mos i leviz duart ore. Ore degjon ti apo ti thyej krahet etj”. U shokova te them te drejten.

Duke qene se une dhe bashkeshorti kishim frike se mos i bente gje njeriut tone e thirrem dhe i thame te na e kishte kujdes. Por me kot, ai qelbte era alkool. Aty vertetuam hamendesimin se perse cdo nate dhoma e personelit qelbte era raki( ju siguroj qe nuk ishte era e ilaceve). E nderkohe qe njeriu im aty brenda pervecse lufton me semundjen i duhet te luftoje edhe me keto halle. Per me teper eshte prekur dhe nga infeksionet e marra aty brenda, gje qe i ka veshtiresuar mbajtjen ne jete. Brenda hyn kush te doje dhe sa here te doje, pa asnje lloj kujdesi higjienik. E ndersa sot, shfaqet nje deputet dhe nje minister per te ndryshuar per nje mbasdite gjithcka. Stafi ne kembe, hyrja e kufizuar.

Per me teper jane shtuar masat per ruajtjen e higjienes. Sot nuk u lejua hyrja me kepuce me balte, por kepucet u futen neper qese. Mbi rroba ishte e detyrueshme pelerina etj, etj. Cfare t’ju them cdo gje ishte model, por dua t’ju them O njerez mos i lini asnjehere te afermit tuaj vetem ne reanimacion, sepse ata i vrasin. Duke perfituar nga rasti se nuk jane ne gjendje te reagojne dhe per me teper qe ne nuk e kemi kulture kryerjen e ekspertizes ( pa lere se si e bejne), keta kafshe luajne me jeten. Ne jemi kthyer ne radhe te pare ne roje nate e dite, pastaj per te mos folur qe cdo gje e bleme vete dhe mjekun e therrasim vete se mos kalon orari i ilaceve dhe te shohin aparaturat se mos ndodh gje.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy ‘bishat’ shqiptare po çmendin arabët?

Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy 'bishat' shqiptare po çmendin arabët?

VIDEO/ Gafa e BBC- së, zëvendëson ‘gabimisht’ kryeministren e Skocisë me një gorillë

VIDEO/ Gafa e BBC- së, zëvendëson 'gabimisht' kryeministren e Skocisë me një gorillë

Mali i zi: Ose do të jemi me BE-në dhe NATO-n, ose do bëhemi koloni ruse

Mali i zi: Ose do të jemi me BE-në dhe NATO-n, ose do bëhemi koloni ruse

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com