Politikë

Deputeti “donzhuan” largohet nga grupi demokrat: S’merrem me…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 04/06/20 |
Opi Nion

Deputeti i opozitës, Kostaq Papa ka deklaruar sot në Kuvend se do të largohet nga grupi demokrat.

Po ashtu, ai ka kërkuar  edhe dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi me argumentin se i ka censuruar fjalën në të paktën 3 raste.

 “E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. S’kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për b*thëlëpirje”, deklaroi Papa.

Duke iu përgjigjur kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, tha se është e drejta e tij të ankohet sipas legjislacionit dhe të zgjedhë të hyjë apo të dalë nga një grup.

“Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa per ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni”, deklaroi Ruçi./ Opinion.al

Pas