Numrimi i votave në Dibër po afron drejt fundit, ndërsa fitorja e kandidatit të majtë tashmë është e sigurtë, nuk ka vunuar reagimi i parë nga PD-ja.
Deputeti i Aldo Bumçi ka qenë i pari që ka uruar kandidatin e majtë, Muharrem Ramën. Bumçi e ka takuar në qendrën ku po numërohen votat dhe e ka përgëzuar për fitoren.
Mësohet se kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar dhe kandidati i majtë po udhëheq me 3500 vota.