Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme, vendosi thirrjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë në datën 16 prill, ditën e enjte, në orën 10:00.
Deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët.
Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronaviorusit do të ketë që në hyrje mjek për matjen e temperaturës dhe secili deputet do diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.
Mësohet se në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL dhe pronat.