Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Ai u pyet lidhur me pjesëmarrjen në protestë të disave prej deputetëve të PD që nuk e kanë mbështetur atë.
Berisha ka vlerësuar pjesëmarrjen e deputetëve kritikë ndaj tij, dhe tha se deputetët që vënë të parën PD, dinë të marrin vendimet e duhura.
Pyetje: Ishin dhe deputetë të PD që nuk kanë qenë përkrahë jush, pas kësaj proteste a keni pasur komunikime me disa prej tyre dhe a besoni se në shtator do keni shumicën e grupit parlamentar të PD?
“Deputetët që vënë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura. Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ata kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjor. Ata janë gjetur mes zgjedhësve dhe mbështetësve të PD, aty ku ishin. Prandaj i përgëzoj. Protesta i mirëpret dhe ne i kemi ftuar ata. Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD. Natyrisht nuk i injoroj problemet që ekzistojnë. Por ata që venë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura”,-tha Berisha./Opinion.al