Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët gjerman në selinë e PD/ Berisha: I informova mbi krizën demokratike në vend

2025/02/07 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët gjerman në selinë e PD/ Berisha: I informova mbi krizën demokratike në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në selinë blu një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Berisha thotë se pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

“Duke u shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, informova delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

Gjatë shkëmbimit u ndalëm mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.

Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, j’u përgjigja duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë.

Reforma e drejtësisë e ka çbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.

Miqve nga gjermania u theksova gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane. Në këtë drejtim, rigjej rastin të falënderoj Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Kapet “mat” gardiani, tentoi të fuste në burgun e Fushë-Krujës kokainë dhe celularë

Kapet “mat” gardiani, tentoi të fuste në burgun e Fushë-Krujës kokainë dhe celularë

Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur, vetëm te Real Madrid fitoi 25 trofe

Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur, vetëm te Real Madrid fitoi 25 trofe

Netanjahu: Shteti palestinez të krijohet në Arabinë Saudite

Netanjahu: Shteti palestinez të krijohet në Arabinë Saudite

TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com