Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve që po zhvillohet këtë të hënë.
Ky bojkot vjen në një kohë kur PD ka njoftuar aksionin e saj në parlament. Sot në orën 15:00 dotë mblidhet grupi parlamentar i PD për të qartësuar skenarët e aksionit në Parlament.
Sipas informacioneve, shumë deputet të PD kërkojnë rikthimin e bllokimit të seancave parlamentare.
Ndërkohë, deputetëve të PS u është kërkuar që të shmangin përplasjet me deputetët demokrat dhe retorikat e forta në Kuvend.