Kryesore

Deputetët e PD në inceneratorin e Fierit: Nuk është funksional



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:11 - 08/02/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme, deputetët demokratë në Komisonin hetimor për inceneratorët, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja kanë shkuar në Fier për të parë nga afër dhe për të mbledhur prova për hetimet.

Sipas deputetes, inceneratori nuk është funksional, duke thënë se po vërtetohen akuzat e opozitës.

Çupi deklaroi se objekti i komisionit hetimor ka qenë ndjekja e procedurave ligjore, kontrata koncesionare, si kanë kaluar 28 milionë euro nga buxheti i shtetit tek koncesionari.

“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi./ Opinion.al

Pas