Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e deputetëve të PD, dhe ka lënë në fuqi përjashtimet, për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë, 4 prej të cilëve me 10 ditë, ndërsa dy të tjerët me 5 dhe 3 ditë.
Deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli, janë përjashtuar të martën nga Komisioni i Etikës.
Në një kërkesë zyrtare drejtuar Byrosë së Kuvendit, ata thonin se ky vendim ishte anti-kushtetues dhe një akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.