Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët e PACE-s: Polarizimi në rritje në skenën politike mund ta minojë demokracinë e Kosovës

2025/01/22 at 1:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetët e PACE-s: Polarizimi në rritje në skenën politike mund ta minojë demokracinë e Kosovës

Kosova ka bërë përgatitje të mira për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por duhet të adresojë “polarizimin në rritje” në skenën politike me veprime të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, sipas vlerësimit të një delegacioni nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE).

I përbërë nga Petra Bayr dhe Andrea Eder-Gitschthaler nga Austria, dhe nga Mehmet Akalin nga Turqia, delegacioni i PACE-s përmbylli një vizitë parazgjedhore në Prishtinë, ku u takua me krerë shtetërorë dhe institucionalë, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe diplomatik, dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të mediave.

Sipas deputetëve të PACE-s, fushata zgjedhore në Kosovë po zhvillohet në një mënyrë të qetë dhe paqësore, por shqetësues mbetet ndikimi i mundshëm i keqinformimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative gjatë fushatës, në mes të mungesës së rregullimit të mediave online dhe transparencës për pronësinë e mediave.

Delegacioni ka vlerësuar se “hezitimi i disa partive politike për të marrë pjesë në përballje në debate televizive, dhe bojkotimi i njoftuar i tri stacioneve të mëdha televizive nga partia në pushtet janë parë në dëm të informimit publik, veçanërisht të të moshuarve”.

Bayr, Eder-Gitschthaler dhe Akalin kanë theksuar “rolin vital të mediave në sigurimin e qasjes së votuesve në informata të llojllojshme dhe të sakta, që janë kyç për të vendosur drejt”.

Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se bojkotimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”.

Delegacioni i PACE-s ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura për “rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës urrejtëse dhe përçarëse”.

Sipas tij, trendë të tillë “mund të minojnë demokracinë dhe kohezionin ndëretnik, dhe mund të ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në politikë”.

Deputetët e PACE-s kanë thënë se janë në dijeni edhe për trysninë dhe kërcënimin e raportuar të votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat e dezinformimit nga mediat e mbështetura nga Beogradi, teksa kanë bërë thirrje për “shmangie të veprimeve që mund t’i shkallëzojnë tensionet”.

PACE, që përfaqëson parlamentarë nga 46 shtete evropiane, do të dërgojë një delegacion të gjerë prej 20 anëtarësh, të shoqëruar nga ekspertë ligjorë nga Komisioni i Venedikut, për të vëzhguar procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Në zgjedhjet parlamentare do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./REL

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Para
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Sahatët të maten brenda 30 ditëve

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Sahatët të maten brenda 30 ditëve

Të shpallur në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Të shpallur në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Linjat e interkonjeksionit, Balluku: Shqipëria kërkon të ketë lidershipin në rajon

Linjat e interkonjeksionit, Balluku: Shqipëria kërkon të ketë lidershipin në rajon

TE FUNDIT

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
8 Janar, 2026

Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Mësohet se përmasat...

Lexo më shumë

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
8 Janar, 2026

Në qendër të lëvizjeve më të fundit gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, në media po përflitet veçanërisht ndikimi i një...

Lexo më shumë

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
8 Janar, 2026

Vijon problematike situata me përmbytjet në qarkun e Vlorës dhe Fierit. Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati,...

Lexo më shumë

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
8 Janar, 2026

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com