Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Parlament, ku opozita bllokoi karriget e ministrave dhe si rrjedhojë bllokoi zhvillimin e seancës plenare.
Balla e ka cilësuar ketë lëvizje të 26 deputeteve të PD, si një skenar të dështuar i cili duhet kaluar në heshtje.
Ministri i Brendshëm e ka cilësuar opozitën e sotme të ndarë në shumë pjesë, që ka një destinacion njësoj si kali i zi në betejat pa fitore.
Po ashtu Balla u ndal edhe tek shifrat e larta të përdoruesve të drogës tek të rinjtë për të cilat shqetësim mbetet mungesa e qendrave të rehabilitimit të vartësve te drogës.
Ministrim theksoi se për këtë qellim do të rishikohet një buxhet i posaçëm për ngritjen dhe funksionimin e tyre ne çdo rreth.