Pasi Rusia ka vendosur sanksione ndaj 287 anëtarëve të Parlamentit britanik, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Boris Johnson.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se këtyre deputetëve tani u është ndaluar hyrja në Rusi.
“Mendoj se nuk ka mungesë respekti për ata që nuk janë sanksionuar, kur them se të gjithë ata 287 duhet ta konsiderojnë si një simbol nderi”,-tha Johnson.
“Dhe ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë mbështetjen tonë të fuqishme dhe parimore për popullin ukrainas dhe të drejtën e tij për të mbrojtur jetën e tyre, familjet e tyre dhe për të mbrojtur veten”,-shtoi ai./Opinion.al