Aktualitet

Deputetë të PD votuan kundër, Tabaku: Keqardhje që bashkojnë votën me Edi Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 18/03/22 |
Opi Nion

Në një konferencë të mbajtur këtë të premte në selinë blu, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh e keqardhur që deputetë demokratë bashkuan votat me Edi Ramën, kundër raportit të komisionit hetimor mbi inceneratorët.

Ajo tha se ata mund të kishin shmangur votën duke abstenuar, nëse Tabaku ishte treguar jokorrekte me raportin, duke mos ua dhënë.

“Unë nuk shprehem dot se janë të shitur, nuk e kam këtë edukim politk. Ato mund të kishin shmangur votën duke abstenuar, nëse unë jam treguar jokorrekte me raportin, duke mos ua dhënë”, tha Tabaku.

“Por, ato zgjodhën të bashkojnë votën me Edi Ramën. Ky raport vërteton se ne ishim në të drejtë”, shtoi nënkryetarja e PD-së.

Pas