Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Departamenti Amerikan i Thesarit shpall non-grata të dashurën e Vladimir Putin

2022/08/02 at 9:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Departamenti Amerikan i Thesarit shpall non-grata të dashurën e Vladimir Putin

Uashingtoni vendosi të martën një raund të ri sanksionesh që kanë në shënjestër elitat e lidhura me Kremlinin për rolin e tyre në mbështetjen e luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës.

“Ndërsa njerëzit e pafajshëm vuajnë nga lufta agresive e paligjshme e Rusisë, aleatët e Putinit janë pasuruar dhe po financojnë një stil jetese të pasur”, tha në një deklaratë Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Sanksionet financiare goditën bashkëpunëtorin e presidentit Putin dhe miliarderin Andrey Grigoryevich Guryev, i cili është pronar i pallatit Witanhurst, i dyti për nga madhësia në Londër pas Pallatit Buckingham.

Në shënjestër të këtyre sanksioneve është edhe djali i zotit Guryev dhe jahti Alfa Nero në Karaibe.

Viktor Filippovich Rashnikov, një nga taksapaguesit më të mëdhenj të Rusisë, dhe dy filialet e kompanisë së tij MMK, e cila është ndër prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë, gjithashtu u goditën me sanksione, si dhe dy anëtare të tjera të elitës ruse: Alina Maratovna Kabaeva dhe Natalya Valeryevna Popova, thuhet në deklaratë.

“Departamenti i Thesarit do të përdorë çdo mjet në dispozicionin tonë për t’u siguruar që elitat ruse dhe mbështetësit e Kremlinit të mbahen përgjegjës për bashkëpunimin e tyre në luftën që ka shkaktuar shumë të vrarë”, tha Sekretarja Yellen, duke shtuar se qëllimi është “pakësimi i të ardhurave dhe infrastrukturës që mbështetë luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.”

Në një veprim të përbashkët, Departamenti i Shtetit vendosi sanksione, duke përfshirë kufizimet e vizave, ndaj oligarkëve që “drejtojnë kompani me të ardhura të mëdha”, duke përfshirë sipërmarrësit Dmitry Aleksandrovich Pumpyanskiy, Andrey Igorevich Melnichenko dhe Alexander Anatolevich Ponomarenko, si dhe rreth 900 zyrtarë, dhe një sërë firmash të lidhura me mbrojtjen dhe teknologjinë që ndihmojnë “makinerinë ruse të luftës”.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit mundësojnë konfiskimin e çdo fondi ose prone në Shtetet e Bashkuara të këtyre individëve ose organizatave dhe ndalojnë firmat me bazë në Amerikë të bëjnë marrëveshje financiare me ta, megjithëse investitorët do të kenë disa javë kohë për të mbyllur transaksionet me kompaninë MMK.

Ju sugjerojmë

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Para
Lufta në Ukrainë, nis evakuimi i detyrueshëm nga Donetsk

Lufta në Ukrainë, nis evakuimi i detyrueshëm nga Donetsk

Vuçiç: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel për dialogun me Kosovën, por nuk pres asgjë

Inceneratorët, ministria e Energjisë iu përgjigjet akuzave të PD dhe PL

Inceneratorët, ministria e Energjisë iu përgjigjet akuzave të PD dhe PL

TE FUNDIT

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie...

Lexo më shumë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
16 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një i ri u gjet i...

Lexo më shumë

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
16 Dhjetor, 2025

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se Jeffrey Epstein realizoi dhjetëra fluturime më shumë për në Mbretërinë e Bashkuar sesa...

Lexo më shumë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
16 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e së martës përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, personi është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com