Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Departamenti Amerikan i Shtetit nxjerr zbuluar Qeverinë: Ja pse ikin investitorët e huaj nga Shqipëria

2017/07/06 at 3:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Departamenti Amerikan i Shtetit nxjerr zbuluar Qeverinë: Ja pse ikin investitorët e huaj nga Shqipëria

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017, për Shqipërinë ka theksuar se “pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. “Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.


Raporti shton se ndryshimet e qeverisë mund të jetë gjithashtu një shqetësim për investitorët e huaj. Pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe kalimit paqësor të pushtetit, qeveria e re ka revokuar ose tentuar për të rinegociuar marrëveshje të shumta të koncesionit, licencave, si dhe kontratat e nënshkruara nga qeveria e mëparshme me investitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Kjo praktikë ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, thekson raporti.

Sipas DASH, gjatë dhjetë viteve të fundit, ka pasur gjashtë mosmarrëveshjeve ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanive nga SH.B.A., katër nga të cilat shkuan në arbitrazhin ndërkombëtar. Pavarësisht se ka një dëshirë për të tërhequr dhe për të mbështetur investitorët e huaj nga SHBA-të, investitorët që kanë qenë në konflikt me qeverinë shqiptare raportojnë mungesën e dialogut produktiv me zyrtarë të qeverisë, të cilët shpesh ngurrojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet para se çështja të përshkallëzohet në nivelin e arbitrazhit ndërkombëtar, ose para se bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi qeverinë për të zgjidhur çështjen. DASH rekomandon që investitorët e SHBA-ve në Shqipëri të përfshijnë klauzola të forta të arbitrazhit të detyrueshëm kur të hartojnë marrëveshje me homologët shqiptarë.

Klima e përkeqësuar e 2016-s

Gjatë vitit 2016 klima e investitorëve të huaj në vend u përkeqësua ndjeshëm. Indeksi i Dhomës Amerikane i atij viti ra në 37.94 pikë, nivelet minimale që kur ai filloi të hartohej në 2012-n.

Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe ne vendin e fundit (20-n), ndaj pyetjes bërë investitorëve “Nëse do të investonit përsëri në vendin ku operoni? ” Arsyet lidhen me trajtimin e keq fiskal dhe ligjor, me mosrespektimin e kontratave dhe paqëndrueshmërinë e administratës publike.

Shoqata e Investitorëve të huaj gjithashtu në indeksin e saj raportonte një përkeqësim të klimës së biznesit. (FIAA), që ka në gjirin e saj disa nga sipërmarrjet më të mëdha të huaja në vend ka shprehur shqetësim për klimën e biznesit në Shqipëri dha në atë kohë një paralajmërim të qartë: “Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqje investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit.

Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCHam) ishte i ashpër në daljet e asaj kohe, ku pohoi që jo vetëm nuk po vinin investime amerikane, por po iknin dhe ato që ishin. “Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”, tha Crawford në një deklaratë publike në vitin 2016.

Debati më i madh ishte për Bankers Petroleum, që në atë kohë u përfshi në një konflikt me tatimet, një çështje që shkoi deri në arbitrazh dhe që ende vazhdon, ndonëse në fazën e parë iu dha të drejtë Bankers Petroleum, një çështje që është përmendur indirekt në raportin e DASH. Pronarët kanadezë u larguan dhe Bankers Petroelum është aktualisht në pronësi të kinezëve të Geo Jade Petroleum.

Hyrjet e reja të investitorëve kanë munguar ndërkohë vitet e fundit dhe investimet në Shqipëri po mbahen nga gazjslllësi TAP, HEC-i i devollit dhe investimet ekzistuese në naftë dhe financë.
Në gjysmën e 2016-s dhe pjesën e parë të 2017-s klima e biznesit rezulton më e përmirësuar. Indeksi i besimit të biznesit të Dhomës Amerikane është përmirësuar këtë vit, duke arritur në 43.78 pikë, nga 37.94 pikë një vit më parë. Treguesit, që kanë pasur përmirësimin më të madh, janë “marrëdhëniet me autoritetet fiskale” dhe ai i “klimës së biznesit”, që janë rritur përkatësisht me 12.3 dhe 11.2 pikë.

Edhe Dhoma Gjermane e kishte më pozitiv raportin e këtij viti, ndërsa FIAA raporti sërish se besimi i investitorëve të huaj për mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri është negativ (-29 pikë).

Lexo raportin e plotë në faqen e DAP:

Investment Climate Statements for 2017



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Temperaturat e larta, rritet ndjeshëm numri i personave të helmuar nga ushqimi

Temperaturat e larta, rritet ndjeshëm numri i personave të helmuar nga ushqimi

Burri që hodhi gruan nga dritarja në Fier i shpëton burgimit të përjetshëm

Burri që hodhi gruan nga dritarja në Fier i shpëton burgimit të përjetshëm

Fondi i emergjencës për blerjen e energjisë përçan ministrat teknik

Fondi i emergjencës për blerjen e energjisë përçan ministrat teknik
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}