Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dentistja e bukur e kopertinave mashtroi disa biznesmenë: Vershojnë denoncimet ndaj saj

2018/02/26 at 1:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Dentistja e bukur e kopertinave mashtroi disa biznesmenë: Vershojnë denoncimet ndaj saj

Një ditë pasi prokuroria njoftoi masën e sigurisë arrest me burg dhe sekuestrimin e pasurisë së dentistes 37 vjecare, Olesia Duka, kanë vërshuar denoncimet ndaj saj për mashtrime në shuma të mëdha. Ajo u denoncua fillimisht nga biznesmeni durrsak, Idlir Hoxha i cili ka ne pronësi nje pike te kembimit valuator dhe nje restorant, dhe pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro.


Prokuroria zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.

Dentisja që ishte bërë edhe personazh kopertinash në revista, ka mashtruar të paktën 6 persona, të cilët sot kanë depozituar kallëzime në policinë e Tiranës.

Njoftimi i plotë i prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases Olesia Duka banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale Olesia Duka (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.

Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.

Etiketa: akuzadentistemashtrimOlesia Duka


Ju sugjerojmë

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa
Aktualitet

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

13 Janar, 2026 12:49 pm
Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet
Aktualitet

Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet

13 Janar, 2026 11:07 am
Parashikimi i motit, 13 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:01 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi,13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:00 am
Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Aktualitet

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

13 Janar, 2026 8:58 am
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera
Aktualitet

24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera

12 Janar, 2026 8:21 pm
Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…
Aktualitet

Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…

12 Janar, 2026 7:54 pm
Para
Horoskopi i dashurisë/ Çfarë do të sjellë 2018 për ju?

Horoskopi/ Çfarë kanë parashikuar yjet këtë javë për secilën nga shenjat. Ja kush do të jenë të përkëdhelurit

Berisha: Videot me orgji, ja pse “kryegjykatësi” Rama hoqi konfiskimin e pasurive të Balilajt

Përplasja/ Akuzat e negociatorit të detit për Sali Berishën. Letra që i dërgoi Muçollari ish-kryeprokurorit Llalla

Video/ Thirrja e fortë e Bashës: Vendin s’ua lëmë në dorë banditëve

Debate në Parlament/ Basha-Xhafës: Po kush të beson ty? Dorëzo vëllanë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash

Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash
13 Janar, 2026

Protestat në Iran po zënë titujt kryesorë, ndërsa qeveria dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për përshkallëzim të dhunës. Qeveria thotë gjithashtu se ndërhyrja...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa
13 Janar, 2026

Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si...

Lexo më shumë

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin
13 Janar, 2026

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë po zhvillojnë takime me krerët e grupeve...

Lexo më shumë

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
13 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë të hënën për “përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm” të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com