Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncuesit i nxjerrin të pavlefshëm Bachelorin dhe Masterin: Kam bërë gjithë atë sakrificë

2023/10/11 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncuesit i nxjerrin të pavlefshëm Bachelorin dhe Masterin: Kam bërë gjithë atë sakrificë

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një ish-student i Universiteti UFO, sot Albanian University. Në vitin 2010 ai ka filluar studimet për “Infermieri të Përgjithshme” në filialin e Beratit.

Pas përfundimit të studimeve është pajisur me diplomë, ka marrë dhe licencën dhe ka punuar si infermier. Në vitin 2016, denoncuesi ka nisur “Masterin” për “Infermieri Kirurgjikale” dhe nuk ka arritur që nga viti 2017 të pajiset me diplomë, pasi nuk është matrikuluar. Përgjigja që ka marrë është se nuk i njihet as cikli i parë i studimeve.

Denoncuesi: Në vitin 2010 kam filluar programin e studimeve 3 vite Bachelor në Berat, Albanian University në programin “Infermieri e Përgjithshme”. Jam diplomuar, kam marrë diplomën, urdhrin e infermierit, jam i licencuar dhe në vitin 2015 kam nisur punën në profesion dhe më pas mendova që të bëj një Master, si gjithmonë këtu tek “UFO” në Tiranë. Më pas, e përfundova dhe Masterin 1 vit. Në 2017 e përfundova dhe dhashë pagesat e çdo gjë e bëra në kohë. Në 2017-ën më thonë që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse ke probleme me dokumentacionin. Interesohem që si është problemi? Më thonë që sistemi të ka harruar dhe nuk të ka nxjerrë numër matrikuli në ministri. Më pas, u interesova me e-mail në zyrën e “Bashkëqeverisjes”, të cilët më kthejnë përgjigje që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse e ke të pavlefshëm Bachelorin. Dua që të gjej një zgjidhje sepse kam bërë të gjithë atë sakrificë dhe dua të marr diplomën sepse jetoj dhe jashtë shtetit dhe duhet të fus dhe dokumentat për ta konvertuar, të njihem dhe atje sipas ligjit.

Qytetari ka kërkuar një zgjidhje nga universiteti, por administratorja i ofron zgjidhjen e çuditshme që të bëjë një tjetër fakultet “Bachelor” për Fizioterapi dhe pastaj të manovrojnë për ta matrikuluar edhe për “Master”.

Administratorja Lorena Bandilli: Ti mund të vazhdosh një program tjetër studimi, që më pas të regjistrohesh në Master, në çdo program, që të intereson. Nëse je dakord të bëjmë ekuivalentim të lëndëve.

Denoncuesi: Të filloj Fizoterapi?

Administratorja Lorena Bandilli: Po!

Denoncuesi: Jo, jo!

Administratorja Lorena Bandilli: Okej! Thjeshtë për t’u regjistruar në programin e studimeve. Do jesh i fituar, sepse merr dy profesione të ndryshme nga njëri-tjetri, që dhe brenda vendit dhe jashtë vendit mund të përdoren. Do kesh dhe diplomën Master, që ti e ke bërë.

Denoncuesi: Ja e pranova këtë, unë do jem jashtë…

Administratorja Lorena Bandilli: Po mirë mo, do të jesh jashtë. Pjesa më e madhe e detyrimeve (pjesëmarrje në leksione, seminare) do të njihen, pjesa tjetër, do arrijmë në një bashkëpunim, që t’i shlyesh, ashtu siç duhet në të gjitha…

Denoncuesi: Detyrime nga ana ime (Financiare)?

Administratorja Lorena Bandilli: Detyrime financiare nuk ke!

Pas 13 vitesh, denoncuesit i digjen të gjitha, Bachelor e Master. Në fakt ajo që ka ndodhur është se UFO University ka hapur degën “Infermieri” në Berat në vitin 2010, ndërsa lincensimi nga ministria është bërë një vit më vonë, në 2011-ën.

“Stop” ju drejtua “Albanian University” dhe pritën më shumë se 1 javë për një takim me administratorin e universitetit, një takim ky që nuk u bë kurrë.

Punonjësja: Të lutem, të bëjmë një kërkesë me shkrim dhe të kthejmë një përgjigje! Ma komunikuan nga administratorja e përgjithshme.

Gazetarja: Ky problemi nuk prek vetëm një qytetar, por prek të gjithë institucionin tuaj.

Punonjësja: E kuptoj dhe keni plotësisht të drejtë!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Pas grabitjes së mbrëmshme, autori tenton të vjedhë një tjetër dyqan sot

Pas grabitjes së mbrëmshme, autori tenton të vjedhë një tjetër dyqan sot

Kina mbështet thirrjen e OKB-së për krijimin e një korridori humanitar në Rripin e Gazës

Kina mbështet thirrjen e OKB-së për krijimin e një korridori humanitar në Rripin e Gazës

Horoskopi për sot, 9 gusht 2023

Horoskopi për sot, 12 tetor 2023

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com