Një 41-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar shokun e tij se i ka vjedhur 60 mijë euro në makinë. Shtetasi me iniciale A.M., ka thënë se kishte lënë në mjetin e tij shokun dhe ishte larguar për disa minuta, kur është kthyer ka parë se mungonin 60 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës në qytetin e Durrësit. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale K.O. 27 vjeç, banues në Durrës.
“Shtetasit e mësipërm kanë qenë të dy në mjet me targa AA 609 BD dhe kur A.M. ka dalë për një moment nga mjeti pretendon se shumën e parave i’a ka marrrë shtetasi K.O”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.