Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncon PDIU: Në paradën ushtarake greke pati thirrje për Vorio-Epirin

2021/03/27 at 3:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncon PDIU: Në paradën ushtarake greke pati thirrje për Vorio-Epirin

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka denoncua se gjatë paradës ushtarake në Greqi për 200-vjetorin e pavarësisë janë dëgjuar thirrje për Vorio-Epirin.

PDIU nëpërmjet një deklarate thtoë se qeveria shqiptare nuk ka reaguar ende për këtë gjë ndërsa sipas tyre, nevojitet edhe një distancim nga pala greke.

“Gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e festën kombëtare të Greqisë, u dëgjuan thirrje për vorio-epirin  për të cilat shteti shqiptar ende nuk ka reaguar. Në një kohë kur kryeministri në ikje i Shqipërisë, Edi Rama, pretendon se kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, në këtë shtet fqinj vazhdojnë provokimet e rënda dhe rikthimi i fantazmave të vjetra të pretendimeve territoriale. Këto fyerje duhet të ngjallnin reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të trajtohen me seriozitet edhe në Bruksel, në kuadër të Aleancës së Atlantikut Verior.  Mirëpo Z. Rama është duke heshtur dhe heshtja në këtë rast do të thotë aprovim.”- thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuahet gjithashtu se Rama hesht dhe ky akt do të thotë aprovim nga ai ndërkohë që konstaton se me qeverinë aktuale Shqipëria do të përballet me Greqinë vetëm si inferiore dhe e nënshtruar.

“Kjo ngjarje e ripërsëritur, shërben gjithashtu si dëshmi që me qeverisjen deritanishme të kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë do të sillet vetëm si inferiore dhe e nënshtruar ndaj Greqisë. Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes çame, por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.”-  shkruhet ndër të tjera.

DEKLARATA E PDIU

Gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e festën kombëtare të Greqisë, u dëgjuan thirrje për vorio-epirin  për të cilat shteti shqiptar ende nuk ka reaguar. Në një kohë kur kryeministri në ikje i Shqipërisë, Edi Rama, pretendon se kemi marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se po punojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve shumëvjeçare, në këtë shtet fqinj vazhdojnë provokimet e rënda dhe rikthimi i fantazmave të vjetra të pretendimeve territoriale. Këto fyerje duhet të ngjallnin reagimin e menjëhershëm të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të trajtohen me seriozitet edhe në Bruksel, në kuadër të Aleancës së Atlantikut Verior.  Mirëpo Z. Rama është duke heshtur dhe heshtja në këtë rast do të thotë aprovim.

Ato thirrje fyejnë popullin shqiptar dhe përbëjnë pretendime të hapura territoriale që janë të papranueshme në kushtet kur dy shtetet tona janë tashmë aleatë në kuadër të NATO-s. Bëjmë thirrje ndaj ministres së jashtme Olta Xhaçka, që të ndërpresë fushatën ku është tërësisht e fokusuar, dhe të kthehet në zyrë për të bërë sadopak detyrën e drejtimit të diplomacisë shqiptare. Në një rast të tillë është e domosdoshme që të thirret ambasadori i Greqisë për sqarime dhe të kërkohet nga qeveria greke një distancim prej këtyre thirrjeve të njerëzve të tyre në uniformë.

Kjo ngjarje e ripërsëritur, shërben gjithashtu si dëshmi që me qeverisjen deritanishme të kryeministrit Rama, Republika e Shqipërisë do të sillet vetëm si inferiore dhe e nënshtruar ndaj Greqisë. Prandaj me këtë qeveri jo vetëm që nuk do të mund të kemi një avancim të çështjes çame, por do të kemi një tolerim dhe inkurajim të mëtejshëm të orekseve shoviniste të qarqeve ekstremiste në Athinë.

Etiketa: pdiuvorio epir

Ju sugjerojmë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Para
Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Tërmet më magnitudë 5.9 në detin Adriatik, ku u ndjenë lëkundjet

Hidhet nga pallati, gjen vdekjen e menjëhershme 65-vjeçari në Shkodër

Hidhet nga pallati, gjen vdekjen e menjëhershme 65-vjeçari në Shkodër

Bardhi publikon videon: Si i kërcënonte Rama mësuesit për vendin e punës

Kosova regjistron 873 raste me koronavirus dhe 11 viktima

TE FUNDIT

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
9 Shkurt, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me 180 vite burg...

Lexo më shumë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com