Një 32 vjeçar në Roskovec të Fierit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Ka qenë nëna e tij që ka bërë denoncmin se djali i saj është larguar që prej datës 2 janar dhe nuk është kthyer në shtëpi.
Policia thotë se po punohet për gjetjen tij.
“Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.