Një adoleshente ka denoncuar në polici vjehrrin e saj për ngacmim seksual, por e gjithë situata përfundoi në disfavor të vetë vajzës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qyteti e Sarandës. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen E.H, vjeç 15, banuese në Sarandë, e cila po ndiqet penalisht për akuzën “kallëzim i rremë”, Neni 305 i Kodit Penal. E.H, ka bërë kallëzim të rremë për vjehrrin e saj shtetasin K.Xh, vjeç 59.
Nuk janë të qarta motivet që e kanë shtyrë të renë të bëjë një denoncim të tillë. Teksa mësohet se ajo është dërguar në Qendrën rezidenciale Vatra në Vlorë.