Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncoi dietat false, shefin e punësimit e heqin nga puna

2021/09/27 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Denoncoi dietat false, shefin e punësimit e heqin nga puna

Emisioni “Stop” shkoi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i Sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncoi faktin se në 30 Tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale.


Në fakt, zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korçës u bënë sikur kishin qëndruar dy net, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.

“Kemi qenë në një seminar në Gjirokastër. Kemi konstatuar një shkelje ligjore. Falsifikim dietash të cilat në koordinimin e dietave që kishte Drejtoria Rajonale nuk korrespondonin. Kemi qenë në datën 30 Tetor të vitit të shkuar dhe kemi qëndruar një natë. Në Drejtorinë Rajonale rezulton që kemi marrë 2 net.

Dietë ka marrë edhe një person që nuk ka qenë në trajnim dhe ai është Ilirjan Kanari. Vetë përgjegjësja e sektorit shprehet se ai person ka marrë leje se kishte bashkëshorten e sëmurë”.  

Denoncuesi: Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja: E, nuk ishte.

Denoncuesi: Nuk ishte?

Përgjegjësja: Jo!

Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.

Auditi: Pse s’e vendos në dijeni drejtoreshën për falsifikimin? Kjo është gjë e rëndë.

Denoncuesi: Kë drejtoreshë?

Auditi: Drejtoreshën e madhe, për falsifikimin.

Denoncuesi: Po e kam vënë me email, pra.

Drini tregon se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim.

Auditi: Jo, për falsifikim s’kam asnjë gjë unë. Do e kisha fut dhe falsifikimin unë.

Denoncuesi: O Anisa, luhet me lojtar, nuk luhet me stok. Pse bërtet? Nuk po ju bërtas, se kam mënyrën e të folurit.

Auditi: Unë nuk e kuptoj, pse bërtet, se akoma po më dhembin veshët.

Denoncuesi: Tani ju doni të kapeni pas pjesës së zërit. Ju kërkoj ndjesë, pra. Ca t’ju them tani?!

Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e Përgjithshme, Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin.

“E gjithë kjo histori e ka qëllimin dhe tendencën që të largohem nga puna”, tha denoncuesi.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Punësimit Korçë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.  Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.

Përgjegjësja: Ne drejtoreshën nuk e kemi.

Gazetarja: S’ka problem. E bisedoj me ju.

Përgjegjësja: E kemi në një trajnim dhe nuk jemi të autorizuar të flasim.

Gazetarja: Në fakt ankesa vjen nga Përgjegjësi i sektorit të Pogradecit, përsa i përket disa dietave të Gjirokastrës, që ju keni qenë në seminar.

Përgjegjësja: Nuk jam personi kompetent, pasi nuk jam Përgjegjëse e Sektorit Mbështetës.

Gazetarja: Ju jeni shumë mirë në dijeni.

Përgjegjësja: Nuk jam përgjegjës i sektorit të financës.

Gazetarja: E financës, ku është?

Përgjegjësja: Nuk është. Është në pension.

Gazetarja: Është bërë një dietë, që nuk ka qenë prezent zotëria. Ilirjani nuk ka qenë prezent në seminar dhe ka marrë dietë.

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë..

Gazetarja: Kush do më përgjigjet? Kush?

Përgjegjësja: Nuk është kompetencë e sektorit, që mbuloj unë.

Gazetarja: Kush sektor do më përgjigjet, pra? Sektori i administrimit?

Përgjegjësja: Nuk është përgjegjësi i sektorit të administrimit.

Gazetarja: Atëherë?

Përgjegjësja: Mund të largohesh, sepse… Po nuk largohem pa marrë një përgjigje. Për sektorin e financës, kush e mban përgjegjësinë? Kështu do fshiheni, se po më bën të dyshoj tani?

-Iliri nuk ishte?

Përgjegjësja e sektorit: Jo, nuk ishte.

Gazetarja: E dëgjuat besoj?

Përgjegjësja e sektorit: Nuk kam qenë prezente. Të lutem mos i kalo kompetencat!

Gazetarja: E paskeni si refren kalimin e kompetencave, se dhe Drinit kështu i keni thënë, që kalon kompetencat, kur çon problematika në Drejtori të Përgjithshme.

Përgjegjësja e sektorit: Dakord! Vazhdo! Nuk përgjigjem për pjesën e Drinit. Edhe një herë !Largohu!

Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë.

Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg.

Denoncuesi: Po pjesa “Të nisi procedimi i masës disiplinore”?

Auditi: Jo, jo! Ta formuloj prapë, “Për shkelje të Kodit të Etikës”.

Denoncuesi: Në qoftë se e kam ofenduar, absolutisht që po. Në qoftë se ma konstaton që e kam ofenduar, absolutisht që po! Domethënë do niset procedim disiplinor për mua?

Auditi: Më kupto ca po them! Nuk po them këtë.

Vetë Drini komunikoi me punonjësin e auditit.

Denoncuesi: Po më heqin nga puna për shkakun tënd.

Auditi: E para, ti kujton, se jam unë. Ca jam unë? Unë jam askushi!

Denoncuesi: Po pse i bën ato more Alban? Vërejtje me paralajmërim dhe unë s’jam në dijeni fare. Për shkak të auditit, se të paskam ofenduar ty.

Auditi: E para, nuk na ke ofenduar ne. Në letra kemi thënë vetëm; ca janë këto “krevate”, që përdor? Kush ta ka përmend krevatin ty?

Denoncuesi: Po s’e përmende atë?

Auditi: Ma gjej, ku e ke të regjistruar?

(Regjistrim nga mbledhja)

Auditi: Jam i detyruar ligjërisht ta verifikoj falsifikimin.

Denoncuesi: Pse mo Alban, sot e more vesh këtë gjë ti?

Auditi: Ku ta merrsha vesh unë? Në krevat? Nuk kam thënë krevat unë, se nuk jam bastard, të dal nga profesioni. Të thashë, mos i ofendo titullarët!

Denoncuesi: Për çfarë i ofendova?

Auditi: Po i the, do shkosh në burg.

Denoncuesi: Po do shkojë, se ka bërë shkelje.

Auditi: Të dhamë të drejtë, që dietat janë false dhe do kthehen? A të dhamë të drejtë? Dietat ishin false. Nuk ta dhamë ne vërejtjen. Vërejtjen ta dha dikush tjetër. Mos ia fut kot! Nuk firmosim ne vërejtje. Firmos Drejtori i Përgjithshëm. Nuk kam lidhje fare unë. Po u shkruajt një raport dhe e mori i madhi, ai e vendos nuk e vendosim ne. Kaq! Na fshi ne nga lista. Nuk ekzistojmë ne fare. Ne jemi vetëm delet, që vëmë firmat. Ça do më tepër? Është shefi i madh për raportet, që ke ndërtuar ti. Unë di, që ta kanë ofruar si mundësi, që mos bëj zhurmë. Pse bën zhurmë?

Denoncuesi: Po jo, se nuk i pranoj ato gjëra të atilla. Atje shkruhej mbështetur në raportin e auditimit jepet vërejtje me…

Auditi: Kështu shkruhet gjithandej…Ne na kap…, O Drini, nuk të flas dot!

Pasi “Stop” shkoi në Drejtorinë e Korçës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e Kodit të Etikës dhe kalimin e kompetencave.

Etiketa: denoncimpunastop




Ju sugjerojmë

Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven
Aktualitet

Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, presidenti Begaj dënon sulmin: Të zbardhet ngjarja

4 Tetor, 2023 11:36 am
I penduari i drejtësisë zbardhi 6 vrasje, kreu i Prokurorisë së Elbasanit paraqitet në SPAK
Aktualitet

I penduari i drejtësisë zbardhi 6 vrasje, kreu i Prokurorisë së Elbasanit paraqitet në SPAK

4 Tetor, 2023 11:25 am
“Dënojmë ashpër organizimin terrorist”, PS dorëzon në Kuvend rezolutën për sulmin në veri
Aktualitet

“Dënojmë ashpër organizimin terrorist”, PS dorëzon në Kuvend rezolutën për sulmin në veri

4 Tetor, 2023 11:23 am
Balla: Përjashtim për çdo punonjës policie që ka pasur akses në “Sky” apo “EncroChat”
Aktualitet

Balla: Përjashtim për çdo punonjës policie që ka pasur akses në “Sky” apo “EncroChat”

4 Tetor, 2023 10:55 am
Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit
Kronikë

“Ai s’ka lidhje me atentatin”, Gjin Guri i del në mbrojtje kushëririt: Policia të gjejë autorët

4 Tetor, 2023 10:50 am
Milan Radojiçiç lirohet nga burgu, i ndalohet hyrja në Kosovë
Kryesore

Milan Radojiçiç lirohet nga burgu, i ndalohet hyrja në Kosovë

4 Tetor, 2023 10:30 am
Sulmi në veri të Kosovës, reagon Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion
Rajoni

DASH reagon për sulmin në veri: I koordinuar dhe i planifikuar, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

4 Tetor, 2023 10:27 am
Balla:Të dhënat e sistemit TIMS, 100% të mbrojtura. S’ka rrjedhje informacioni
Aktualitet

Balla:Të dhënat e sistemit TIMS, 100% të mbrojtura. S’ka rrjedhje informacioni

4 Tetor, 2023 10:25 am
Tregtonte mallra të kontrabanduara në “Komunën e Parisit”, arrestohet gruaja
Kronikë

Tregtonte mallra të kontrabanduara në “Komunën e Parisit”, arrestohet gruaja

4 Tetor, 2023 10:09 am
U mbyll pas sulmit të 24 shtatorit, hapet pika kufitare në Bërnjak
Rajoni

U mbyll pas sulmit të 24 shtatorit, hapet pika kufitare në Bërnjak

4 Tetor, 2023 10:04 am
Para
Marrëdhënie jo të mira me Albin Kurtin? Rama: Sajesë mediatike

Marrëdhënie jo të mira me Albin Kurtin? Rama: Sajesë mediatike

Mbërrijnë 29,250 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 29,250 doza vaksine Pfizer në Shqipëri

Dialogu, Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Dialogu, Rama: Serbia duhet t'i kërkojë falje Kosovës















TE FUNDIT

Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, presidenti Begaj dënon sulmin: Të zbardhet ngjarja

Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven
4 Tetor, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar sot në lidhje me dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi. Begaj u shpreh se...

Lexo më shumë

I penduari i drejtësisë zbardhi 6 vrasje, kreu i Prokurorisë së Elbasanit paraqitet në SPAK

I penduari i drejtësisë zbardhi 6 vrasje, kreu i Prokurorisë së Elbasanit paraqitet në SPAK
4 Tetor, 2023

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Mësohet se ai po mban një...

Lexo më shumë

“Dënojmë ashpër organizimin terrorist”, PS dorëzon në Kuvend rezolutën për sulmin në veri

“Dënojmë ashpër organizimin terrorist”, PS dorëzon në Kuvend rezolutën për sulmin në veri
4 Tetor, 2023

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë për dënimin e sulmit në veri të Kosovës, Banjskë, ku...

Lexo më shumë

Balla: Përjashtim për çdo punonjës policie që ka pasur akses në “Sky” apo “EncroChat”

Balla: Përjashtim për çdo punonjës policie që ka pasur akses në “Sky” apo “EncroChat”
4 Tetor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar, ditën e sotme se ka kërkuar përjashtimin e çdo punonjësi të Policisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com